Në takimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, me banorët e Kombinatit, mori fjalën edhe kryetari i Kuvendit Kombëtar të PD, Edi Paloka.
Paloka në fjalimin e tij cilësoi se nga Partia Socialiste nuk kemi marrë asgjë në 12 vite dhe i bëri thirrje që më 11 maj të votojnë për të zgjidhur çdo problem të shqipëtarëve.
“Për ata që nuk e dinë, unë kam lindur shumë pak metra nga këtu. Dy prindërit e mi kanë punuar në Kombinat dhe e ndjej veten si në shtëpinë time këtu. Unë do doja t’ju bëja një thirrje të gjithve ju. Në 11 maj përpara se të votoni mendohuni mirë. Ka dy alternativa PD në një anë dhe sekti i rilindjes në anën tjetër. Në një krah PD me një program që ju jep zgjidhje të gjithë problemeve të çdo shtrese shqiptari. Ne do të zgjidhmin problemin kryesor të shqiptarve atë të varfësirë, sepse pa eleminuar çdo të vafër nuk mund të ketë më zhvillim. Ai tha vetëm palaçolliqet që flet gjithëmonë. Pyeteni veten çfarë ju ka dhënë Rama 12 vite në qeveri. Më 11 maj do të kemi fitore”, tha Paloka.