Rama, drejt SHBA për “vizitë” tek McGonigal një javë pas zgjedhjeve, paralajmërimi i Berishës

Lideri i opozitës, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, deklaroi se Kryeministri Edi Rama “do të shkojë tek Charles McGonigal.

“Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim.

Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar.

Krim ndërkombëtar!

Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.

Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës.

Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove.

Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …