Berisha me fermerët: Çdo sezon do të konsumojmë prodhimet tona! Pasaporta europiane e Ramës si djegësi i Tiranës!

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me fermerët në Gjergjan të Elbasanit, gjatë prezantimit të programit për Shqipërinë Madhështore, akuzoi qeverinë Rama për braktisjen e bujqësisë dhe hapjen e tregut ndaj prodhimeve të subvencionuara nga Serbia e vendet fqinje. Berisha tha se, fermerët shqiptarë marrin shumë herë më pak subvencione dhe nuk mund të konkurrojnë në treg, duke sjellë varfëri dhe emigrim masiv. Kryetari i PD premtoi mbështetje të madhe për bujqësinë dhe tha se së bashku me votën e emigrantëve, Shqipëria do ndahet nga kjo qeveri e dështuar.

Lideri opozitar, Sali Berisha akuzoi qeverinë aktuale se ka përvetësuar fondet e subvencioneve të BE-së që ishin të destinuara për fermerët, duke përmendur konkretisht kryeministrin Rama dhe ish-ministren, Olta Xhaçka, me rrethin e tyre familjar. Berisha theksoi se Shqipëria ka nivelet më të ulëta të mbështetjes në rajon, ndonëse fermerët janë punëtorë dhe toka është cilësore. Sistemet e vaditjes janë të shkatërruara dhe fermerët nuk përfitojnë realisht nga fondet, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi se me programin për Shqipërinë Madhështore do të pesëfishojë subvencionet, duke i çuar në 230 milionë euro në vit, dhe çdo fermer do përfitojë pa pengesa burokratike, për çdo fidan, çdo kokë bagëti apo njësi prodhimi. Berisha u dha fjalën fermerëve për transformim të shpejtë dhe të thellë në mbështetjen ndaj bujqësisë.

FJALA E PLOTË

Të dashur banorë të Gjergjanit, ju përshëndes shumë përzemërsisht. Shpreh nderimin tim më të madh për ju, për të gjithë banorët e qarku, për të gjithë fermerët e Shqipërisë kudo që janë. Gra dhe burra që nxjerrin jetën e tyre me sakrifica të mëdha, me mund dhe djersë. Sakrificat tuaja janë fisnikëria e shpirtit tuaj.

Ndaj dhe, kam shumë kënaqësi që takohem me ju njerëz fisnikë, njerëz të punës. Unë gjithashtu, përshëndes z.Alizoti, udhëheqësin politik të qarkut. Një përshëndetje të përzemërt aletatit tonë, z.Edmond Haxhinasto. Përshëndes të gjithë deputetët, kandidatët për deputetë, të pranishëm në këtë takim të qarkut të Elbasanit, të cilët janë për ne krenariar vërtetë e PD, me bindjen më të thellë, se do ju përfaqësojnë ju me përkushtim, me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe në qeverinë e ardhshme të koalicionit më të madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria gjer sot, koalicioni për Shqipërinë Madhështore.

Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdah, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze.

Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë.

Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm.

Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen.

Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju.

Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion.

Ky është realiteti. Kjo është e vërteta!

Çfarë ndodh?

Ndodh që ju nuk konkurroni dot në tregje, sepse ai e ka të subvencionuar çmimin, dhe fëmijët tuaj largohen ëpr të ndërtuar ëndrrën e tyre, jo në Elbasan, jo në Shqipëri, po për ta ndërtuar në Itali, Greqi, dhe në vende tjera.

Unë, do t’u dërgoj atyre një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një nderim shumë të madh.

Ata janë bërë individë të shquar, biznesmenë të shquar, dhe janë atdhetarë të flaktë aty ku janë. Njëri prej tyre është, Eduart Çekrezi, të cilin unë pata fatin ta njoh fort këto kohët e fundit. Por, edhe shumë e shumë të tjerë.

Ata, këtë vit votojnë për herë të parë dhe ata do t’i japin vendit të tyre mbështetje historike me votën e tyre. Së bashku me ju, do ta ndajnë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

Përveç kësaj, pra përveç subvencioneve që i keni 4 herë më të ulëta se Kosova, 5 herë më të ulëta se Maqedonia, 7 ose 8 herë më të ulëta se Serbia, dhe prisni. Kjo është aktuale.

Po, po të marrësh investimet që ata kanë bërë në tokë përpara, del të paktën 1 me 10. Kosova sot, dhe jo vetëm Kosova, por Maqedonia, Serbia, kanë një nga sistemet vaditëse më bashkëkohore, dhe e trashëguan atë nga Jugosllavia.

Kurse, Shqipëria noton në ujë, dhe uji për fermat nuk sigurohet.

Pra, ka një pabarazi shumë të madhe. Ndërkohë, shqiptarët janë njerëz shumë punëtorë, të zotë, toka është e klasit të parë, por me tregun nuk ia dalin nuk ia dalin sepse, marrin gjithësej, 57 milionë euro ishte subvencionimi për këtë vit. Nga këto, 32 milionë shkonin tek fermeri, të tjerat i merrnin rrogëtarët e qeverisë.

Kishin 130 milionë euro nga BE-ja. Edi Rama me suitën e tij, u vërsul mbi to, sikur të ishin para pa zot, dhe që ato çdo qindarkë ishin për ju, fermerët. Dhe ato, vetëm fermerët nuk i morën. I morën Xhaçkat, me burrat, me kushërinjtë, me fisin e tyre. Dhe kur BE e diktoi, e gjeti, i ndërpreu menjëherë fondet, dhe Edi Rama, në vend se të çonte ministren e tij atje ku e meritonte, e mori këshilltare kryesore në kryeministri.

Pse e mori këshilltare kryesore?

E mori, sepse ata abuzimin e kishin të përbashkët. Ajo nuk kishte bërë gjë tjetër, vetëm zbatuar urdhrat abuziv të Edi Ramës, që paratë e fermerëve i merrnin oligarkët e tij, klientela e tij, dhe fermerët nuk merrnin asgjë.

Ne, jemi shumë të vendosur ta transformojmë, ta ndryshojmë rrënjësisht dhe me shpejtësi këtë situatë.

Çfarë kemi vendosur ne në programin tonë?

Në programin tonë, ne kemi vendosur.

Një. Të pesëfishojmë subvencionin për ju. Të kapim vendet që kemi përreth. Nuk them të kapim Francën dhe Gjermaninë, por Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi.

Ndaj dhe, fondi do të shkojë në 230 milionë euro subvencione.

Do subvencionojmë, pa përjashtim, asnjë kriter tjetër përveç çdo kokë bagëti, çdo fidan të mbjellë, çdo njesi prodhimi.

Heqim çdo pengesë tjetër ne, që duhet të jetë kaq hektarë e aq hektarë, që duhet të jenë kaq kokë dhe aq kokë, etj. me radhë. Jo, ai që ka, ai do marrë subvencionin.

Në fakt, do ta tregoj shumë më tepër tani. Atëherë, jam përpjekur, por tani do ta tregoj shumë më tepër. Ua them unë, ju jap fjalën. Prandaj jam këtu sot unë.

Linja krediti. Ne do të ngremë bankën zhvillimore të shtetit, me të cilën ju do të merrni linja krediti të buta. 80% të interesit do e paguajë shteti për ju.

Cilido që ka nevojë, do të adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria d oi mbulojë 80% të interesit.

Qeveria do të krijojë fondin e veçantë për t’ju mbrojtur ju, nga fatkeqësitë natyrore dhe për t’u shpërblyer ju me çmimin bazë të produkteve që mund t’ju shkatërrojë moti dhe faktorë të tjerë. Por, qeveria do t’ju mbrojë ju edhe nga mbiprodhimi.

Mbiprodhimi ndodh, edhe në këtë rast absolutisht, çdo mbiprodhim do të shpërblehet me çmimin bazë, në mënyrë që ju dhe fermerët të mos kërcënoheni nga falimentimi.

Janë mijëra fermerë që e pësojnë nga ngricat. Edhe ngricat që kaluan. Ngricat e 2-3 javëve më parë kanë dëmtuar mijëra e mijëra fermerë, në të katërta anët e vendit. Në Korçë, në Peshkopi, në të gjitha zonat.

Sigurisht që, shteti do ketë një fond, dhe ai fond do t’u përgjigjet fermerëve për prodhimin me çmim bazë.

Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e e tokës. Ne, jemi një vend plot ujëra. Nuk ka vend me ujëra më shumë se sa ne. Megjithatë, sipërfaqet e vaditjes, jo që nuk shtohen, por zvogëlohen.

Hidrocentrali i Banjës, para së gjithash, është vepër vaditës. Dhe kur ne e ndërtuam atë, e ndërtuam së pari si vepër vaditës, dhe pastaj si vepër energjitike.

Që nga ajo kohë, një kanal nuk është hapr,në mënyrë që zonat të përfitojnë. Ai, është një rezervuar gjigant. Asnjë!

Se, këta kanë një zakon të çuditshëm. Këta, në doktrinën e mashtrimit, nuk ka në botë njerëz që të inagurojnë si këta.

Thoshte bukur sot, një analist i njohur: gjer në vitin 2013 kishim parë, thotë, që bëhej inagurimi në fillim të punimeve dhe kur përfundonin. Kurse tani bëhen 13-15 inagurime për të njëjtën gjë, sepse i ndajnë në lote.

Por, pasi mbaron kjo e loteve, kthehen dhe inagurojnë projektin. Pasi mbaron projekti, kthehen dhe inagurojnë ëndrrën. Pra, një serial mashtrimesh të pafundme, 3D. Por e vërteta është që, po të marrësh investimet e tyre janë investime shumë të pakta dhe shumë abuzive.

Ndaj dhe ne, do të investojmë, të paktën 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës.

Jam këtu, për t’u zotuar përpara jush dhe mbarë fermeërve të Shqipërisë, se prodhimet tuaja me sezon do t’i mbrojmë.

Mbrojtja sezonale e prodhimeve është zotimi ynë. E kemi bërë. Ata që mund ta kujtojnë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë prap. E bën çdo vend.

Ne jemi për tregëti të lirë, por në sezon do konsumojmë njëherë tonat, do i shesim tonat, pastaj do të presim për të tjerat.

Këtë do e bëjmë, dhe kjo është një garanci për shitjen e prodhimeve tuaja që janë të mrekullueshme.

Një agjenci orientuese për tregun do të ngrihet, dhe aj odo të jetë këshilltarja juaj kryesore për t’ju orientuar me tregun, nevojat, konjukturën, kapacitetet e tij.

Pensionisti në fshat është i diskriminuar. Në fshat janë pensionet më të ulëta se kudo. Kanë punuar 40 vjet, kanë shkri energjitë e tyre, dhe marrin një pension qesharak.

100 ditët e para të qeverisjes, ju garantoj, se çdo burrë dhe grua në fshat, në moshë pensioni, do të marrë 200 euro si pension minimal. Do marrë 200 euro ai që merr sot 120 euro, ai që merr sot 70 euro, ai që merr sot asnjë euro. Që të gjithë, burra dhe gra, në fshat dhe kudo që janë në Shqipëri në moshën e pensionit, do marrin 200 euro, atë që ne e quajmë minimumi jetik.

Rroga minimale nuk do të jetë kurrë nën 500 euro. Rroga measatare do shkojë në 1200 euro, rroga e mësuesve do të jetë 1500 euro.

Tani, me të drejtë, secili nga ju mund të shtrojë pyetjen: po ku do gjenden këto para?

Premtuam 5-fishimin e subvencioneve. Premtuam 70 milionë euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje toke. Premtuam kredi të buta. Premtojmë 200 euro minimum jetik, në fshat dhe qytet, pa diskriminim, kudo.

Këto para, të dashur miq, të gjitha janë.

Të gjitha i paguani ju.

Qindarkë për qindarkë, u merren qytetarëve në çdo mall që ju blini. 20% taksë ju merr shteti në çdo çmim, në çdo udhëtim, në çdo litër naftë, në çdo gjë.

Ua merr, por problemi është se nuk ua kthen. Dallimi midis nesh dhe atyre është ky, ne do ua kthejmë. Absolutisht! Do ua kthejmë.

Tani, ndalemi prap po këtu. Shqipëria këtë vit kishte 8 miliardë euro buxhetin.

Në ndarje të këtij buzheti, për bujqësinë, fshati, në të cilin jeton 40% e popullatës, në të cilin prodhohet 20% e PBB, u la gjithësej 57 milionë.

Për pensionistët, të cilët janë në fshat dhe qytet, së bashku, janë 760 mijë. Sa u la? 16 milionë euro nga 8 miliardë euro, të gjitha nga taksat tuaja. Nuk ka shpërndarje më cinike, më të pashpirt dhe më poshtëruese se kjo.

Se të lesh ti për 1/3 e popullit tënd 16 milionë euro. Ai fondi pensioneve është një gropë. Ai është siç është, sigurisht që ai duhet përmirësuar. Por, me fond pensionesh ti i le ata të flasin me veten e tyre, të numërojnë kafshatën, të mos marrin dot ilaçet. Dhe, çdonjeri i përgjegjshëm para qytetarëve të vet, çdo qeveritar, tek ky buxhet 8 miliardë, 6 miliardë, apo 10 miliardë, sa të jetë, ndan 1 miliardë, 2 miliardë, ëpr t’ua kthyer qytetarëve në pensione, në rroga. Të tjerat i përcakton për shëndetësinë, për arsimin, për bujqësinë, e me radhë.

Kurse ky, 16 milionë.

I bëj thirrje çdo shqiptari, të mos e harrojë këtë shifër.

Me deputetët tanë, Tomorrin, Qaniun, etj., ne çuam në parlament ligjin e minimumit jetik. Para një viti e gjysmë, në mënyrë që të marrë fund kjo ndarje. T’i jipet çdo shqiptari 200 euro. Nuk është shpikja jonë kjo. Nuk është se e kemi nxjerr ne minimumin jetik. Minimumi jetik është domosdoshmëri absolute, në mënyrë që individi të mos jetojë në mjerim. Dhe ju them këtu, ne regjistruam. Pasi bëmë studimin, gjetëm se 15 mijë familje jetonin në varfëri ekstreme. I regjistruam, dhe në mënyrë absolute fill pas zgjedhjeve, do t’u jepnim para në dorë atyre, dhe nuk do të kishim varfëri ekstreme. Nuk ka varfëri ekstreme një vend i lirë. Nuk e lejon. Bën shpërndarje, jep para, dhe ky është rregulli.

Këta, e 5-fishuan shifrën. Këta bllokuan pensionet. Thanë do i ndeksojmë, dhe nuk i indeksuan. Dhe jo vetëm nuk i indeksuan pensionet, por çfarë ndodhi tjetër. Çmimet u rritën në Shqipëri nga rënia e PBB, nga importi dhe faktorët e tjerë, kanë pësuar rritjen më të madhe në rajon. Dhe çmimet në Shqipëri, litri i qumështit ështëmë shtrenjtë në Shqipëri se në itali.

Kilogrami i bukës, mishi, të gjitha këto kaluan në çmime të cilat, sipas specialistëve ekonomistë, për të blerë sot një pensionist, aq sa blinte në vitin 2013 me pensionin, për shkak të rritjes së çmimeve, duhet ta kishte pensionin 390 mijë lekë. Ndërkohë, e ka 160-170 mijë lekë.

Pra, duhet ta kishte 390 mijë lekë. Më ndryshe. Në vitin 2013, pensioni në Shqipëri ishte 143 mijë lek, pensioni më Mal të Zi ishte 138 mijë lekë. Sot, pensioni në Mal të Zi është 450 euro. Pensioni në Maqedoni sihte më i ulët. So, pensioni në Maqedoni është 380 mijë lekë.

Në Serbi ishte më i ulët, sot është 405 mijë lekë.

Po pse?

Sepse çdo vit qeveritë nga buxheti kalonin para tek pensionistët për të rritur pensionet, sepse rriteshin çmimet, dhe pensionisti malazez nuk i ka problem, pensionisti serb nuk i ka problem. Janë rritur çmimet, janë rritur pensionet.

Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Pak fare rritje.

Ndaj dhe ne, me politikën që ndjekim i japim fund kësaj situate tmerrësisht të rëndë që është krijuar.

Jo vetëm kaq. Nuk është ndonjë shumë e madhe, po është, çfarë është kjo. Është 6.3 euro në ditë për person, në standartin ndërkombëtar nuk je në varfëri ekstreme. Je në vërfëri, por jo ekstreme. Se ka dy fasho varfëria, dhe ne dalim përnjëherë nga varfëria ekstreme.

Së dyti, çdo pensionist dhe rrogëulti do të kenë kartën e konsumatorit. Me kartën e konsumatorit, pensionisti dhe rrogëulti do blejnë me çmime 20% më të lira të gjitha ushqimet dhe gjërat bazë. Pra, do u jepet çdo vit mbrapsht TVSH-ja, dhe është rreth 450 euro, është 2-3 pensione, apo një rrogë minimale.

Energjia zbret në 7 lek. Nafta do zbresë, në mënyrë absolute nuk do mund të shitet kurrë mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe në Maqedoni.

Isha unë në Dibër, ata të gjitha shkojnë mbushin makinat në Prizren, të tjerë në Maqedoni dhe me radhë. Në një kohë kur Kosova, naftën e merr nga porti i Durrësit. Dhe Maqedonia ndofta një pjesë. Ato nuk prodhojnë 1 liër, Shqipëria prodhon 1 milionë ton në vit. Është një grabitje e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë me naftën.

Pse?

Edi Rama ka tatuar naftën, 1.1 euro për litër. Kujt ia merr? Juve ua merr. Ai që shet naftën, ai ka rrit çmimin dhe kaq. Juve ua merr, qytetarëve ua merr. Jo, ajo merr fund. Taksat mbi naftën do të jetë njëlloj si e Maqedonisë, Kosovës, dhe çmimin i naftës nuk do mund të jetë kurrë më i lartë.

Kështu pra, ne, kemi një projekt me të cilin ne transformojmë gjendjen aktuale shumë të rëndë që po i largon shqiptarët. Që po i largon si kurrë në historinë tonë, nuk jemi larguar në ëktë mënyrë.

Sot, në mëngjes po lexoja mediat.çfarë thoshte? Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve. Shkaku emigracioni.

Po bëhemi, pra, komb me disa rekorde të kobshme. Se i kobshëm është ky rekord. Ne kemi që në 2019 që vdesin më shumë se sa lindin.

Burreci 2 metra i gjatë ishte në Kolonjë. Me saze e me dajre. Po vetëm një gjë miqtë e mi, në atë qyetet të bekuar, në vitin 2023, qëkur është vënë themeli i parë i këtij, ka lindur vetëm një fëmijë. Dhe në 2030, në klasën e parë të qytetit që recitonin bashkë me Peleshin dhe Lubinë, do ketë në klasë të parë vetëm një fëmijë, jetë të gjatë të ketë ai.

Ça ndodh?

Une ju tregova ju, se si do të veprojmë ne me buxhetin. Por, u them një gjë tjetër që, para që kemi premtuar, janë absolutisht nën mesataren e atyre që mund të bëjmë. Pse?

Se hajdutëve, do ua marrim paratë ne. Nuk do ndodhë më, kurrë që të zhduken 130 milionë euro djegësi i Tiranës, dhe të mos ekzistojë një tullë aty. 4 ditë më parë u dërguan në gjykatë, pa u gjet një qindarkë, me dënimet qesharake.

E thoshte bukur një gazetare: sikur kanë vjedhur disa pula, sepse ata janë vjedhësit. Sepse ata që u dërguan nuk janë hajdutët.

Jo, nuk mund të prekin ata milionat, kurrë. Ata kishin vënë firmat. Po, milionat e ka marrë Edi Rama me Lubinë.

Tani, ministria ka patur njesinë e mbikqyerjes së punimeve të ndërtimit të djegësit, e cila merrte rrogat për të bërë çdo muaj raportin, se ku, në çfarë faze janë punimet. Dhe nuk ekziston në 6 vite asnjë raport i vetëm.

Po, pse?

Po Lubia e dinte që paratë i merrte Edi Rama. Se po mos të ishte për të, apo për veten e vet, ai do bënte 100 raporte.

Rasport nuk ka, paratë e djegësit u zhdukën, i merrte Edi Rama. Ne jemi besimplotë, se jo vetëm që do mbajmë çdo premtim që bëmë, por në fakt, edhe do i çojmë më përpara. Sepse ne synojmë. Çfarë synojmë? Ne synojmë që shqiptarët që paguhen me rrogat, pensionet dhe mbështetje nga shteti më miër se nga vendet përreth.

Shqipëria është më e pasur se të gjitha vendet përreth. Asnjë vend përreth nuk ka pasuritë e Shqipërisë. në 2013, ne merrnim rroga më të larta, merrnim pensione më të larta. Pra do dalim aty. Nuk do ketë më kryeministër me avion në dispozicion. Jo!

Kryeministri udhëton si qytetarët, me avion të linjave tregtare. Nuk do ketë më ministër që të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për lavazh të makinës, ajo lubia.

Ju garantoj që nuk ka sot milioner, as miliarder, që të shpenzojë 10 mijë euro për lavazh të makinës, kurrë.

Kurse ajo. Patjetër, se është… se paratë janë të qytetarëve, nuk janë të tyret. Apo të blejë kopshtin e Edenit 5 milionë euro. As perandori i Japonisë nuk e ka. Kam qenë në atë pallat. Jo, kishte bimë ekzotike të ndryshme, po kopsht Edeni nuk kishte. Nuk ka as Shtëpia e Bardhë, nuk ka as Kancelaria Gjermane. Jo!

Sigurisht, nuk hapet shishja 33 miëj euro, kurrë, ua them unë atë. Dhe një kryeministër, nuk mund ta ketë kurrë atë. Edhe për dhuratë nuk mund ta ketë kurrë, e ndalon ligji.

Edhe në qoftë se ta sjell kush, e ndalon ligji, nuk mund ta marrësh. Ka një kod.

Po këta, nuk kanë asnjë kod, nuk kanë asnjë etikë.

Këta kanë vetëm një moral, të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Çfarë ndodh tani?

Tani, 12 vjet asnjë bilanc, 12 vjet nuk është i aftë të regojë, edhe ato pak që janë bërë nuk i ndan dot, se janë bërë me shumë xhunga. Nuk thotë dot më Unaza e Tiranës, se i del me 13 lote. 14 km me 13 lote. Per të vjedhur 13 herë.

Nuk e përmend më tunelin e Llogarasë, se i del me 60 milionë euro vjedhja. E dokumentuar. Nuk e përmend më linjën urbane, sepse ka kushtuar. Ato rrasa guri që i shihni ju, kanë kushtuar 2.3 mld euro. Në një kohë, kur në mënyrë absolute, nga Gjirokastra në Tropojë, kostoja e tyre në të gjithë Shqipërinë, nuk është kurrë më shumë se 300 mln euro. Janë vjedhur 2 mld euro. 12 mld ka administruar ajo që lan makinën me 10 mijë euro në muaj. Merrni çdo ekspert, nuk gjen kurrë më shumë se 1.8 mld të investuara, maksimumi. Tjerat janë të vjedhura.

Po pse?

Kanë vënë çmimin e rrugëve 10-fishin.

Koracia e ndërtonte autostradën, Bjelljosek-Manastir, 17 kilometra të gjerë, me 1.6 milionë euro kilometrin. Kurse, Rruga e Arbrit, 11 milionë euro kilometrin, rruga 10 metra e gjerë. Shkoni shiheni.

Pra, këta janë të inkriminuar shumë thellë. Ndaj dhe, pastrimi i shtëpisë është detyrim madhor. Dhe e vërteta është që, ne do bëjmë gjithçka për të gjetur paratë ku i kanë çuar, ku i kanë investuar, për t’ua kthyer qytetarëve shqiptarë.

A mund të imagjinoni ju pak. Ka qeverisur 12 vjet. Se çfarë ka bërë 12 vite, dhe as nuk thotë se çfarë do të bëjë 4 vite.

Ma jepni, thotë, votën, që t’u jap pasaportë europiane. E dini si është pasaporta e tij europiane? Si djegësi i Tiranës.

A ju kujtohet ju, kur dilte e thoshte: po bëjmë një revolucion të madh, shpalli emergjencë ndërkombëtare të plehrave, këto e këto. Ku është djegësi i Tiranës? Kurrëkund!

A e mbani mend, se si festoi dy herë, edhe në 2018, edhe në 2016 çeljen e negociatave? Shpërndau dekorata ambasadorëve, komisionerëve, hapi shampanjë, fishekzjarre.

Vetëm mashtrime, mashtrime.

Do ta transformojë në një parodi fushatën elektorale. Jo këneta, zhapikë, hardhucat.

Tani, për të treguar konceptet e tij sorosiane për familjen, mos e merrni parasysh.

Ky njeri solli në Shqipëri, dhe futi në kopshte dhe në shkolla fillore librat dhe konceptin e Prindit 1 dhe Prindit 2, e cila për hir të së vërtetës nuk është parashikuar në manifetin e partisë komuniste. Jo! Është parashikuar në manifestin e Xhorxh Sorosit. Është post-marksizëm, Prindi 1 dhe Prindi 2.

Tani, në vazhdim të këtyre dokrrave, ça ndodh me burrat po të ikin gratë? Çfarë ndodh me gratë po të ikin burrat?

Me një fjalë, do ta bëjë qesharake familjen.

Mendon se, në këtë mënyrë do mund të krijojë elektorat. Në fakt, nuk ka asnjë qëllim tjetër, vetëm të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, të heqë vëmendjen nga mashtrimet e tij, të heqë vëmendjen nga vjedhjet e tij.

Po unë kam bindjen më të madhe se, çdo grua, çdo nënë, çdo prind, familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm, me këto vjedhje të papërmbajtura, me këto mashtrime të paskrupullta.

Ndaj, ju bëj thirrje me këtë program të trokisni në çdo derë.

Miqtë e mi, fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo, unë gjej nëj klimë dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon ama, që ne të shkojmë me këtë program tek çdo komshi, i njohur, banor, qytetar, fermer, të ulemi me programin tonë, t’ja sqarojmë.

Nuk është për ne ky, nuk është vetëm për demokratët. Ky është për çdo shqiptar. Ky program, me programin e uljes së taksave për bizneset, është mundësi reale për çdo qytetar shqiptar, është mundësi reale për ata që janë në nevojë të kenë nje jetë më të mirë. Është një mundësi reale për fermerin që të prodhojë më shumë dhe të shsë më shumë.

Është një mundësi reale për biznesin e vogël, të fitojë më shumë dhe të zgjerojë biznesin e tij.

Po kështu, për biznesin e madh. Është një mundësi reale për të rinjtë, të cilët do të jenë në epiqendër të vëmendjes sonë për shkollimin pa meastare, me bursa 200 euro për secilin, mundësi për punësimin e tyre, të veçanta, bonuse. Shteti do paguajë sigurime shoqërore për të rinjtë vitin e parë.

Do bëjmë gjithçka t’i ndihmojmë me kredi, me grante, në mënyrë që të mund të blejnë apartamentin, të ndërtojnë në Shqipëri folenë e tyre dhe të realizojnë ëndrrat në Shqipëri.

Pra, ky është një program për çdo shqiptar, nuk është një program partiak dhe unë ju kërkoj ju, të gjithëve, kandidatëve tanë, tek çdo shqiptar do shkoni si misionarë, jo si politikan, jo si partiak. Do shkoni të paraqisni një program, një projekt që është i dobishëm,ë shtë një mundësi reale për secilin prej nesh.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …