Berisha në Kukës: Trau do të hiqet! Ky qytet do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha u premtoi banorëve të Kukësit se, do të hiqet menjëherë trau i Kalimashit. Sipas tij, nuk do të ketë trarë më nëpër autostrada në Shqipëri.

Gjithashtu Berisha theksoi se, Kukësi do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri. Ai tha se, u garantoj se potenciali juaj turistik është i jashtëzakonshëm.

“Miq, kudo që shkoj unë gjej një Shqipëri të injoruar.

Isha në Krujë. Kruja sa është nga Tirana, 20 km. Një nuse e re më thotë në treg, doktor, problemi më i madh është problemi i fëmijëve. Nuk ka kopsht, nuk ka çerdhe. I gjithë qyteti kishte vetëm dy kopshte.

Zbrita në Fushë Krujë, një biznesmen, të cilit i shpreh nderimin më të madh, Muhamet Hoçkaj, 300 punëtorë, një kopsht falas për punëtorët.

Pra, ky është një injorim i përgjithshëm.

Kukësi i injoruar. Investimet në Kukës mezi përfunduan 10 kilometra rrugë për në Shishtavec.

Ndërtuan urën, e përjashtuan Kukësin nga trafiku, krim i shëmtuar. Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull, të dalësh nga mbrapa.

Turpi të mbuloftë Edi Rama me këtë akt.

Nuk mund t’ia mbyllësh kurrë hyrjen një qyteti dhe të hyjnë të tjerët nga mbrapa. Dhe pse? Projektet e tua.

30 milionë euro ura. 13 milionë euro ka kushtuar ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet.

Pra, dy herë më e kushtueshme se kjo se ka mekanizmin që hapet në dy anë.

Ky ndan paratë!

Dhe pastaj vendosi traun.

U jap fjalën e nderit se hyrja juaj do jetë madhështore. Se trau do hiqet javën e parë.

Se nuk do paguani asnjë qindarkë.

Jo, asnjë qindarkë.

Dhe se Kukësi, do përsëris prapë premtimin tim, do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri.

U garantoj se potenciali juaj turistik është i jashtëzakonshëm.

U them unë ju, nuk ka zonë me potencial turistik më të madh se sa malet e Sharrit, Korabi dhe gjithë këto bjeshkë.

Pra do bëjmë gjithçka për turizmin malor, ku jo ato që thotë Edi Rama, por çdo emigrant që do të investojë në turizmin malor, do jetë 8 vite pa asnjë takes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

LaCivita paralajmëron Ramën: Dëgjoje mirë thirrjen e “bufit”

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, një nga figurat kyçe që qëndron pas fitores së …