Pas daljes nga SPAK, të paraburgosurit e përshëndesin Berishën me dy gishta! Reagimi kryetarit të PD

Në dalje nga SPAK, kryetari i PD, Sali Berisha u përshëndetet me dy gishta nga të paraburgosurit. Berisha tha në një komunikim për mediat se, i garantoj se ato ditë burgu që bëjnë pa meritë, do u shpërblehen me rrogat e qeveritarëve.

“Mesazhi im është ky, Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Evropë dhe nga më të zezat në botë.

Sepse Shqipëria mban në burgje 67 për qind të të gjithë popullatës së burgjeve është në paraburgim dhe nuk ka dëshmi më madhore torture se sa kjo.

Në këtë vend ka pushuar së funksionuari prezumimi i pafajësisë, një parim shekullor i drejtësisë.

Ndaj i garantoj se ato ditë burgu që bëjnë pa meritë, do u shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur.

Është një krim.

Dhe duhet ta dinë se unë në Këshillin e Europës, kam bërë një takim shumë të frytshëm me komitetin antitorturë, në të cilin kanë qenë dy çështje kryesore.

Ka qenë tortura që i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta dhe tortura që u bëjnë 67 përqind e të paraburgosurve, një e treta e të cilëve janë pa asnjë akuzë. 500 prej tyre janë të sëmurë.

Pra është një gjendje katastrofale për të cilën këta meritojnë, dhe unë kam besim shumë të madh…

Komiteti i Antitorturës në Këshillin e Evropës është një institucion jashtëzakonisht serioz dhe kam besim që ky komitet do bëjë avokatinë e të gjithë atyre që u shkelmohen të drejtat në burgjet shqiptare.

Se për kë do votojnë, e dinë ata vetë, por ne themi, të votosh për xhelatin tënd, është problem”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Skenari i protestës është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, skenari i protestës së sotme është një “kryengritje …