Fermeri: Rama na ka futur në borxhe, na ka falimentuar! Zgjidhja e vetme është numri 1 më 11 maj!

Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Fier ku prezantoi kandidatët e PDASHM, mori fjalën edhe fermeri Tomorr Dulaj.

Dulaj u shpreh se kryeministri Edi Rama na ka futur në borxhe, fermerët janë të falimentur dhe zgjidhja e vetme është numri 1 më datë 11 maj.

“Përshëndetje Sali Berisha, me një fitore të madhe! Quhem Tomorr Dulaj një femer i rrethit Fier dhe organizator i protestave të fermerëve. Sot kam kënaqësinë të flas në emër të të gjithë fermerëve, por sot jam një fermer i thjeshtë. Zoti Berisha dua të kujtoj si hidhërim për femerët, sepse këtu e para 11 vitesh jemi kthyer nga emigrimi me fjalën e këtij të gjatit, duke thënë që kthehuni dhe të gjithë rinia të kthehet të investojë.

Me të gjithë ato sakrifica të emigrimit dhe pak buxhet që mblodhëm në emigrim, i investuam në bujqësi. Këtu e 11 vjet të gjithë ata që janë fermer, janë të zhgënjyer dhe Rama na futi në borxhe. Duke ardhur me fjalën e Ramës investuam dhe kemi falimentuar dita ditës. Kemi kredi të pashlyera, sepse duam të rrimë ne vendin tonë.

Të gjithë fermerët janë falimentuar dhe duam shpresën dhe programin tuaj duam që ti të na mbështesësh. Më 11 maj për Sali Berishën numrin 1. Dua t’i bëj edhe diasporës një thirrje mos të zhgenjëhen siç u zhgënjeva unë këtu e 11 vite më parë, numri 1 është zgjidhja jonë, Sali Berisha është çlirimtari i Shqipërisë. Edi Rama na ka futur në borxhe.

Rroftë Sali Berisha, me fitore të 11 majit! Rama na ka larguar, të gjithë rininë e ka larguar, ai po na largon me qëllim mos të ketë rininë këtu vetëm moshën e tretë. Imazhin si fermer na e ka ulur Edi Rama. Ministrat fusin pesticidet që nuk i dimë dhe kjo nuk lejohet. Fitore!”, tha Dulaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët deri në rikthimin e votës së lirë dhe shtetit ligjor!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, nuk ka më paqe …