Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Gjirokastër, ku prezantoi kandidatët e PDASHM, mori fjalën edhe arsimtarja Vojsava Xhaji.
Xhaji u shpreh se prej 12 vitesh mësuesve nuk i është dhënë rroga që meriton dhe i bëri thirrje të gjithë demokratëve të bëhen bashkë për fitoren e shumëpritur të PD-së.
“Unë jam një vajzë lungjiote, e rritur dhe e arsimuar në Gjirokastër, bashkëshorte e një minoritari. Mundohem çdo ditë të përfaqësoj qytetarinë, seriozitetin dhe përkushimin tim si në profesion ashtu dhe në familje dhe në jetën time shoqërore. Nëse në Athinën e lashtë fjala politikë dëshmonte qytetari, tashmë për ne është imediate. Unë jam një arsimtare nuk do të ishte e udhës që të mos kisha prononcim publik për bindjet e mia politike, pasi arsimi është një ndër shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë publike.
Deklaroj këtu para jush respektin tim të thellë për arsimtaret në gjithë Shqipërinë. Puna dhe pasioni i gjithë arsimtarëve janë të pazëvendësueshme në edukimin e brezit të ri pa ngjyra partiake. Energjia e mësuesve nuk mungon, çdo ditë e më shumë përballen me fenomenin e e shpopullimit dhe zbrazjen e klasave nga fëmijët.
Statusi i mësonjësit ka vlerë vetëm përballë nxënësve të vet. Arsimtarët gjithnjë e më shumë po kthehen në dosje të përvitshme për të siguruar akoma dhe më një vit pune. Politikat arsimore sjellin stres jo vetëm tek mësuesit, por edhe tek rezultatet e pa pëlqyera të pisës. Mbyllja e dëshpëruar e shumë degëve, shkolla të mbyllura dhe klasa kolektive. 10 mijë maturatë refuzojnë të ndjekin studimet në universitetet tona.
Të nderuar demokratë mësuesi është një nga personat më të rëndësishëm, prej duarve të të cilit dalin mjekët, juristët dhe fusha të ndryshme. Ai është gjunjëzuar, pasi prej 12 vitesh nuk i është dhënë rroga e merituar. Sipas premtimit të dokotor Berishës, mësuesi do të ketë një rrogë prej 1,500 euro në fund të mandatit.
Me ardhjen në pushtet të PD- së figura e mësuesit do të marrë vlerën që meriton. Të nderuar demokratë le të bëhemi bashk për fitoren e shumëpritur të PD-së! Të gjithë për një, për numrin 1!”, Vojsava Xhaji.