Berisha: 11 maji është dita që ne ndahemi me një të keqe, e cila po e shkreton Shqipërinë!

Në fund të fjalës së tij në Sarandë, kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin e të votojnë në 11 maj, që të ndahemi nga e keqja që po e shkreton Shqipërinë.

Berisha tha se, ky program është mundësi për çdo qytetar. Programi i tyre është një plaçkitje për një grup të vogël qeveritarësh, drejtorësh, krushqinjsh, narkotrafikantësh, trafikantësh, ndaj dhe shqiptarëve u mbetet të marrin rrugët e dheut.

Berisha:

Keni tani dy alternativa. Dëgjojeni tjetrin, i cili pas 12 vitesh qeverisje, kalon nga një shesh në një tjetër si hokatar, me një fjalor të denjë për të, që normal nuk është, por është i denjë për të.

Përpiqet me çdo kusht që, me batuta të mbulojë dramën e madhe shqiptare të largimit të rinisë, për shkak të mungesës së punësimit. Përpiqet që me batuta të mbulojë pensionet e turpshme që u jep 760 mijë shqiptarëve. Përpiqet që me batuta të mbulojë gjendjen e paimagjinueshme në spitalet tona për mungesë ilaçesh.

Përpiqet që me batuta të mbulojë zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës, sepse i ka marrë vetë me Erion Veliajn dhe kanë burgosur aty dy drejtorë, se kanë firmosur letrat ata.

Miq, paratë 130 milionë euro, dalin të gjitha nga buxheti i shtetit me firmën e kryeministrit. Nuk dalin milionat në atë mënyrë. Dhe ministria e Ekonomisë ka patur drejtorinë e mbikëqyrjes së projektit. Ka patur detyrimin që çdo muaj të raportojnë çdo situacion, kurse aty paratë jepeshin, dhe situacionet ishin zero.

Lubi Balluku e dinte, por nuk bëzante, se e dinte që dardhat po ha Edi Rama, paratë po i merrte Edi Rama.

Këto para duhet të kthehen tek ju. Këto para do kthehen në pensione. E di sa janë këto para? 130 milionë euro janë 812 mijë pensione, miq. 120 milionë euro i merr Beketi, paratë tuaja. Sepse ky, me një bullizëm, me një arrogancë, rreh gjoksin: jam unë këtu, vendos unë këtu, ik ti!

Ai kishte një televizion të vogël dhe e kritikonte, kaq.

Po ai, nuk ishte si Bolino, që edhe tani do të përzërë një kompani digjitalizimi nga televizioni shtetëror, për t’ia dhënë Bolinos. Ai ishte me dinjitet, me integritet. Ai ëvrtet kishte televizone në Shqipëri, por televizionin nuk mund ta bënte altoparlant të qeverisë. Dhe tani, ne paguajmë 120 milionë euro.

100 milionë euro paguajmë për Sterilizimin. 83 herë, të dashur qytetarë dhe qytetare të Sarandës, 83 herë u rrit çmimi i Sterilizimit me koncesionin që mori Rama me Beqen.

Ligji thotë: koncesioni jepet, një nga kushtet, atëherë kur ulet çmimi. Pra, kur ti e bën si shtet, por kushton 5 lekë, dhe vjen privati thotë: jo, thotë, unë ta bëj për 4 lekë këtë dhe të njëjtën cilësi. Koncesioni i Sterilizimit u dha me rritje çmimi 83 herë, dhe paratë i ndan Rama me Beqen.

Miq, të gjitha këto,e dhe njëherë e përmbyll. Ky program është mundësi për çdo qytetar. Programi i tyre është një plaçkitje për një grup të vogël qeveritarësh, drejtorësh, krushqinjsh, narkotrafikantësh, trafikantësh, ndaj dhe shqiptarëve u mbetet të marrin rrugët e dheut.

11 maji, është dita e vendimit më epik të jetës sonë.

Është dita që ne ndahemi me një të keqe, e cila po e shkreton Shqipërinë, e cila, po i vret ëndrrën këtij kombi.

Po Shqipëria pa ëndërr, nuk ka të ardhme. Ëndrra e Shqipërisë është tek të rinjtë.

Ndaj dhe më 11 maj, të votojmë të gjithë për ëndrrën e shqiptarëve, për ëndrrën e Sarandës, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës për emigrantët nga Selaniku: Vërshoni në atdhe për ta shpëtuar me 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në …