Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do ta gëzosh kurrë tokën e grabitur në Gjipe!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Ramën nga Himara se, nuk do ta gëzojë kurrë tokën e grabitur në Gjipe sepse ajo është e banorëve dhe e manastirit.

Berisha tha se përmes një agjencie të krijuar nga Rama, ka vendosur si kolateral, të gjithë territorin e shtetit shqiptar, me në krye Belinda Ballukun, që sipas Berishës, shquhet për vjedhje.

“Sot në Shqipëri ka ligje të cilat janë një kopje e ligjeve të vitit 1946.

Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar.

Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri.

Pa, kjo është e vërteta.

Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston.

I them Vangjel Tavos, misioni yt… bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra.

Dhe e thotë vetë, Baba Piloja siç i thotë Edi Rama, që ne nuk kishim tokë fare, kurse tani na del me 224 mijë metra katrorë tokë dhe thotë që e kam në majë të malit, toka del buzë detit.

Edi Rama, nuk do e gëzosh kurrë atë tokë.

Toka është e këtyre banorëve, është e manastirit dhe ti nuk do ta marrësh kurrë atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi, në një postim të tij …