CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Banori nga Kuçi denoncon: Socialistët po ndajnë thasët me para! Votoni kundër Ramës!

Qytetarët e Himarës e pritën me entuziazëm liderin e PD, Sali Berisha. Në takimin e organizuar paraditen e sotme për të prezantuar kandidatët për deputetë të 11 majit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, një banor i zonës i kërkoi Berishës të anulojë projektin e lumit të Vlorës.

Shyqo Hoxha, banor i fshatit Kuç të Vlorës kishte dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët në veçanti nënat e adoleshentëve të votojnë kundër Ramës.

“Mezi presim të zhbësh projektin e Lumit të Vlorës. Të ftoj të vish në Kuç, do të jesh i ftuar nderi. Pse duhet ta votojmë kundër Ramës?

Sepse bashkia vodhi 2 milionë lekë të projektit të ujësjellësit të Kuçit, e ne jemi pranë lumit që do na vjedhë sot Edi Rama. 12 vite vetëm po na vjedhin.

Na japin 10 mijë lekë të vjetra për një koshere bletësh, kur në Kosovë japin trefishin.

Një vjedhje e paparë ai tërmeti i Tepelenës, që e motra e tij kishte marrë 300 – 400euro nga këta të AZHBR-së. Unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, sidomos grave që kanë fëmijët adoleshentë dhe Rama u prezanton pjesët trupit të tij, turp. Mezi të presim të na vish.

Thasët me para po i ndajnë sot. I shohim ne me sytë tanë. Bëjnë presion. Jepni votën për Petro Gjikurinë. Doktor, urime dhe fitore”, tha banori Shyqo Hoxha.

About Redaksia

Check Also

LaCivita: Njihuni me Ramaduron! Autokrati i Europës, armik i Trumpizmit i trajnuar nga Sorosi

Ish-strategu i Trump dhe fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris …