Leskaj: Besojini Berishës, votoni progresin europian dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj!

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se Himariotët dhe të gjithë qytetarët e Qarkut Vlorë duhet të mbështesin koalicionin dhe programin e Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo është një mundësi e artë për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për fëmijët e tyre dhe për të gjithë komunitetin.

Ai bëri thirrje që të votohet për Partinë Demokratike dhe koalicionin ASHM, duke besuar se vetëm kështu mund të realizohet një Shqipëri e zhvilluar, e sigurt dhe e drejtë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata që jetojnë në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

“Të nderuar banorë finskikë të Himarës, të dashur motra e vëllezër, unë kam një thirrje që del nga zemra e çdo qytetari, banori nga zemra e Himarës: votoni PD, votoni koalicionin ASHM, votoni numrin 1, zgjidhni tek lista 1 kandidatin që ju mendoni.

Është një koalicion vlerash, mozaik shumëngjyrësh që mbi të gjitha ka garancinë e drejtuesit të koalicionit, doktor Berishës, dhe shumë mirë e thanë parafolësit: “E treta është e vërteta.”

Himariotët, besojini doktor Berishës, burrit të fortë e me karakter që do ju japë garanci për pronat e banorëve të Lumit të Vlorës, për vlonjatët, sarandiotët dhe gjithsej qarkun.

Besojini Berishës, besoni tek koalicioni ynë, votoni progresin europian dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Faleminderit!”, tha Leskaj.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Pisllëqe nën regjinë e Edi Ramës dhe kukullave të tij të emëruar në drejtësi!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e ka quajtur ‘ballo me maska’ …