Mjeku Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në takimin që Berisha zhvilloi me stundentët e mjekësisë, shprehu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të shëndetësisë në Shqipëri.
Alimehmeti theksoi se, është e nevojshme të merren masa urgjente për përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe për mbështetje më të madhe për formimin e profesionistëve të rinj, të cilët, sipas tij, janë të detyruar të kërkojnë mundësi jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës.
“Është shumë e qartë se ku është i fokusuari Programi i PD, që është i orientuar te njerëzit. Në shëndetësi, ka bërë që të jetojmë për njerëzit dhe për njerëzit e tjerë, nga ju në të ardhmen. Ne e dimë fare mirë nga ka nisur problematika, nga ju që flisni pas jush është studimi i thelluar i bërë më vite pse të rinjtë shqiptarë nuk formohen dhe emigrojnë kur formohen në shëndetësi.
Në radhë të parë, ne kemi nevojë për mjekë sepse në shumë zona nuk ka mjek fare, ose ka më pak se duhet. Hapja e një fakulteti të dytë dhe formimi i mjekëve nga ana e PD u tha se do të dyfishohet numri i mjekëve që do të hyjnë. Kush do t’u japë mësim atyre? Dyfishojmë studentët, por a janë dyfishuar numri i sallave dhe klasave, ku do të qëndrojnë ata? A u dyfishuan numrat e laboratorëve? Po cilësia, ku shkon?
Në radhë të dytë, asnjë nga këta të rinj nuk hyjnë në mjekësi për tu larguar, por për t’u shërbyer njerëzve. Por ata ikin për tre arsye: ekonomike, pagat më të ulta në Europë dhe programi ynë ka dyfishimin e pagave. Në radhë të dytë është mungesa e rritjes profesionale; ju garantoj se në 5 vitet e kaluara mbi 60% e specializantëve hyjnë në kuota të lira dhe praktikisht nuk paguhen fare. Punë pa pagesë dhe si rrjedhojë, ikin. Dhe rasti i tretë është dinjiteti social; mjeku dhe infermieri nuk po mbajnë kokën lart si dikur.
E mbani mend atë ligjin, një tjetër ligj skllavo-pronar detyrim për të punuar ku dua unë? Pse? Krijo një terren siç duhet dhe njerëzit shkojnë vetë dhe punojnë, kthehen vetë.
Ne për këtë kemi planin se si këto tre pika t’i realizojmë dhe në fund është kthimi i trurit. PD ka departament të veçantë për të rikthyer ‘trurin’ në Shqipëri”, tha Alimehmeti.