Gjuha denigruese e Ramës në fushatë/ PD letër KQZ: Merrni masa ligjore ndaj kryeministrit!

PD përmes një shkrese zyrtare i kërkon KQZ, që të hetojnë dhe të marrin masa administrative ndaj kryeministrit Edi Rama, pas gjuhës seksiste dhe denigruese që po përdor në takimet elektorale.

Teksa iu referohet thirrjeve publike të kryeministrit Edi Rama drejtuar të miturve për të kërkuar imazhe nudiste të tij në internet, PD thotë se kjo përbën shkelje të rëndë të normave etike, morale dhe shoqërore, si dhe të standardeve minimale të mirësjelljes dhe përgjegjësisë publike, që prek sipas PD, kufijtë e shkeljeve ligjore dhe penale.

Sipas PD, nuk bëhet fjalë thjesht për një vërejtje apo një apel për ndërhyrje, por se bëhet fjalë për një erozion sistematik të jetës publike të sigurt, dinjitoze dhe demokratike.

Letra e cila për dijeni u dërgohet edhe institucioneve të tjera, përfshirë edhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, u kërkon që të veprojnë pa vonesë , në mbrojtje të fëmijëve, familjeve dhe të vetë shoqërisë.

Në përfundim të letrës, PD kërkon nga KQZ nisjen e menjëhershme të hetimeve administrative për rastet dhe episode në fjalë si dhe marrjen e masave ligjore ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, PD kërkon, heqjen e të gjitha materialeve të shkruara, audio, video me përmbajtjet problematike nga radiot, TV, faqet e internetit apo rrjetet sociale.

Image

Shkarko dokumentin

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …