Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli, gjatë një deklarate për mediat u shpreh se Partia Socialiste dhe kandidatët e saj nuk kanë asnjë vizion dhe program qeverisës, duke përdorur vetëm propagandën dhe manipulimin me të vërtetën për të mashtuar qytetarët shkodranë.
Ajo theksoi se, nën ethet e humbjes për zgjedhjet e 11 Majit, PS po tenton të manipulojë me investimet, duke shkelur kodin elektoral dhe duke përdorur presion ndaj qytetarëve përmes propagandës fasadë.
Deklarata e plotë
Partia Socialiste dhe kandidatët e saj nuk kanë asnjë vizion dhe asnjë program qeverisës, të vetmin mjet kanë propaganden dhe manipulimin me të vërteten.
Nën ethet e humbjes në zgjedhjet e 11 Majit po mundohen të mashtrojnë qytetarët shkodranë
Me propagandë investimesh të cilat po kryhen gjatë fushatës zgjedhore, duke i rënë ndesh edhe kodit elektoral.
Ish Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri, si një benjamin dhe besnik i Benet Becit po përdor të njëjtën formë presioni dhe kërcënimi si lideri tij Edi Rama. Ai në një video i prezanton Shkodranëve shifra dhe investime të cilat të vetmen meritë si ish nënkryetar ka se ishte aty kur ato nisen.
Të Gjitha projektet që ai i prezanton janë hartuar dhe miratuar në kohen kur Bashkia Shkodër drejtohej nga PD por qeveria e kandidatit Bejleri nuk i miratoi dhe as nuk i financoi asnjëherë këto projekte duke e lënë Shkodrën me 0 investime vetëm për hakmarrje politike duke diskriminuar Shkodrën dhe duke e lënë jashtë vëmendjes së zhvillimit.
PD asnjëherë nuk është mburrur e as nuk i ka përdorur investimet publike për propagandë elektorale, pasi PD është e vetëdijshme se ato janë meritë e vetë qytetarëve të Shkodrës të cilët me mundin dhe sakrificën e tyre kanë qenë dhe janë kontribues në qytetin tonë përmes taksave të tyre.
Shfrytëzimi i propagandës dhe presioni përmes saj ndaj votuesve i është shkelje e ligjit elektoral.
Kandidati socialist dhe ish- nënkryetar i Bashkisë Shkodër duhet të preokupohet më shumë se pse Benet Beci rriti të gjitha taksat vendore dhe çmimin e ujit të
Pijshëm duke rënduar ekonominë familjare të banorëve të Shkodrës.
Propaganda e investimeve fasadë me asfalte elektorale të cilat dëmtohen pas pak muajsh nuk gënjejnë shkodranët të cilëve u ka ardhur në majë të hundës Rilindja dhe fasadat e saj boshe.
11 Maji do jetë dita kur Benet Beci dhe filizat e tij do marrin përgjigjen e merituar, humbjen e thellë të propagandës së rrejshme të tyre
Ju faleminderit!