Nis me një minutë heshtje konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas me temë “Global She”, në respekt të ditës së zisë kombëtare të shpallur në Shqipëri në kuadër të ndarjes nga jera të Papa Françeskut.
Në këtë aktivitet është i pranishëm edhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më herët në fjalën e tij theksoi se në të gjitha takimet e fushatës do të respektohen rregullat dhe etika që kërkon dita e zisë.
Berisha nënvizoi se çdo aktivitet do të nisë me një minutë heshtje në nderim të viktimave dhe do të mungojë muzika si shenjë respekti. “Vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë. Dmth, përcaktohet që nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje”, tha Berisha.