Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Dukat, në njësinë administrative Orikum, sëbashku me kandidatët për deputetë të PD-ASHM, Selaudin Neloj dhe Atird Hoxha.
Leskaj ka shprehur mbështetje dhe vlerësim për kandidatin Selaudin Neloj, i cili është përfaqësues i kësaj zone.
Drejtuesi Politik i PD në Vlorë ka ndarë pika nga programi i Partisë Demokratike si rishikimi i reformës territorial-administrative për rikthimin e Orikumit Bashki si prioritet i Partisë Demokratike.
Leskaj ka bere thirrje çdo banori te Dukatit, Radhimës, Tragjasit dhe Orikumit, për të mbështetur kandidatin e PD-ASHM Selaudin Neloj.