Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Pogradec, ku prezantoi kandidatët e PDSHM, për zgjedhjet e 11 majit, mori fjalën edhe pedagogu Xhon Jesku.
Jesku u shpreh se keqqeverisja e Edi Ramës nuk më hapi asnjë institucion pasi u diplomova ishin vështirësitë e mia të mëdha dhe sot krenar e ballëlartë demokrat, gjithashtu i bëri thirrje të gjithëve të votojnë nr 1 e të shporrin Ramën.
“Pogradeci është qyteti që më lindi, më rriti e përkëdheli i pari ëndrrat e mia. Isha fëmija më i zgjuar në pallatin e kulturës në Pogradec. Fati më përkëdheli, isha mësuar gjithmonë të fitoja. Isha mësuar gjithmonë të fitoja, por rrugëtimi im kur rritesha bëhej ende më i vështirë. Kjo është për shkak të rilindjes socialiste.
Vetëm për fajin e qeverisjes së keqe të Edi Ramës. Vështirësitë e mia kulmuan në vitin kur u diplomova, asnjë institucion nuk e hapi derën për mua. Teatri operës nuk e hapi derën, ato dyer mu përplasën në fytyrë. Asnjë pallat kulture nuk e hapi derën për mua, ndërkohë që bota më duartrokiste, më bëri pjesë e platformave gjigante ku unë sot shërbej.
Sot jam i lumtur, sepse nuk e shita dinjitetin tim, nuk e shita dinjitetin tim as për një vend pune, nuk u bëra patronazhist e aq më pak të bëhesha njësh me të keqen e tyre. Sot jam krenar e ballëlartë përpara jush, jam demokrat e do të votoj ndryshimin. Ju ftoj në fletat e votimit të shkruajmë nr 1 dhe te shporrim Ramën”, tha Joseku.