Topalli: Kemi në dorë të tregojmë që ne jemi fuqia e ndryshimit!

Drejtuesja politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, ishte sot pjesëmarrëse në takimin me gratë dhe vajzat të organizuar nga Partia Demokratike, me pjesëmarrjen e kryetarit Sali Berisha.

Topalli ka ndarë një moment nga ky takim, ku në rrjetet sociale ka postuar një foto me disa prej grave pjesëmarrëse në takimin e PD.

Postimi i Jozefina Topallit:

Sot, në konferencë kushtuar grave. Në çdo kohë, në çdo shoqëri, në çdo betejë, ajo ka qenë aty:

E heshtur në dhimbje, por e madhe në guxim. Më 11 maj, kemi në dorë të tregojmë që ne nuk jemi vetëm zemra e familjes, por edhe fuqia e ndryshimit.

Le të dalim me dinjitet. Të votojmë Nr. 1️⃣.

Për një të ardhme më të mirë, për një Shqipëri që i mban nënat dhe bijat e saj pranë, dhe nuk i detyron të largohen.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …