Thirrja e Berishës për emigrantët nga Selaniku: Vërshoni në atdhe për ta shpëtuar me 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u ka bërë thirrje atyre emigrantëve të cilët nuk janë regjistruar për votën e diasporës, që më 11 maj të vijnë në Shqipëri e të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë.

“Më 11 maj jepni kontributin tuaj për shpëtimin e Shqipërisë.

 

Zoti bekoftë votën tuaj, por Shqipëria ka nevojë për qindra mijë nga ju që të vërshoni drejt saj e më 11 maj të firmosni që t’i riktheni rininë Shqipërisë.
Firmosni për të rikthyer demokracinë, që askush të mos mendojë me të marrë mandatin e deputetëve apo të arrestojë krerët e opozitës që të fitojë”, tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush është amerikani tjetër mes Trump dhe Berishës që po shfazon Ramën

“RD” Nuk ka parë gjë akoma. E keqja nuk ka ndodhur akoma për Ramën, por …