Krim i pastër elektoral nga kryebashkiakja dhe zyrtarët e saj! Vata: SPAK të ndalë turpin kombëtar!

Kandidatja e PD për deputetet në Qarkun e Dibrës, Denisa Vata ka denoncuar, krimin e pastër elektoral, siç ajo e cilësoi asflatin elektoral, që kryebashkiakja e Klosit dhe zyrtarët e saj po hedhin në fshatrat e kësaj bashkie, përmes taksave të qytetarëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku përmes fotove ka sjellë edhe vjedhjen e parave publike nga keryebashkiakja e Klosit, kandidatja demokrate shkruan se zyrtarët bashkiakë të Bashkisë Klos, e kanë kthyer pushtetin në pronë private.

Reagimi

Në Klos, po kryhet një krim elektoral i pastër! Kryetarja e Bashkisë përdor taksat e qytetarëve për të shtruar asfalt mashtrimi që shpërbëhet brenda javës, duke vjedhur në mënyrë të pacipë paratë publike!

Në Xibër, administratori Elton Dalliu, në vend që të shërbejë per fshatin, shtron asfalt luksi vetëm për veten, duke kthyer pushtetin në pronë private! Këta nuk janë drejtues, janë hajdutë me vula zyrtare! I bëjmë thirrje SPAK të veprojë tani për të ndalur këtë turp kombëtar!

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku u jep garanci çunave se do t’u zgjidhë hallet në SPAK apo do t’i nxjerrë nga burgu!

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Fier, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me premtimet …