Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka shpërndarë një mesazh të fortë për gjendjen e rëndë të infrastrukturës dhe kushteve sociale në zonën e Kasallës.
Ai ka theksuar pamundësinë e ofrimit të kushteve minimale për arsim dhe shëndetësi, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe liderët e saj, Edi Ramën dhe Arben Malokun.
Sipas Këlliçit, kjo situatë është një pasqyrë e asaj që ai e quan “pasaporta shqiptare e vitit 2025”, ku fëmijët rriten dhe arsimohen në kushte skandaloze.
Postimi
Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Arben Malokut.
Kjo është gjendja në Kasallë, ngjitur me shkollën.
Bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.
Kjo është pasaporta shqiptare e vitit 2025, ku fëmijët rriten dhe shkollohen në gjendje skandaloze, rruga mungon dhe ambulanca e fshatit është në mjerim.
Ka një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj batërdie.
Më 11 maj, të ndëshkojmë Edi Ramën me votë dhe të sjellim ndryshimin!