Pse Rama dje në QSU nuk guxoi t’u përgjigjej këtyre 12 pyetjeve?

Nga Petrit VASILI

Dje ne QSU Edi Rama broçkolliti lloj lloj dokrrash elektorale a thua se shëndeti i njerëzve zgjidhet me propagandë.

1. Po pse për mbi 850 milionë euro që dalin nga xhepat e shqiptarëve për shëndetin nuk foli ose thënë më thjeshtë pse nuk ja mbajti të fliste?

2. Po pse nuk foli që mesatarisht 400 euro dalin nga xhepat e çdo shqiptari çdo vit për shëndetin?

3. Ku përfundoi shëndetësia falas?

4. Ç’bëri për plot 12 vjet ky Rama, që sot po na flet për shëndetësinë e të ardhmes?

5. Po pse e plaçkiti shëndetësinë me koncesione dhe tendera spitalesh që marrin flakë?

6. Po pse i detyroi ky mijëra mjekë e infermiere të ikin nga Shqipëria?

7. Po pse 24% e shqiptarëve nuk përballojnë dot kostot financiare për kujdes mjekësor rutinë dhe mjekim?

8. Po pse mbi 300 milion euro paguan shqiptarët nga xhepi vetëm gjatë pandemisë?

9. Po pse shteti rimburson vetëm 120 milionë euro barna, ndërsa 160 milionë euro shqiptarët i blejnë nga xhepi?

10. Po pse mungojnë barnat në onkologji dhe mijëra shqiptarë ose mbeten pa kuruar ose nxjerrin miliona nga xhepi për ti blerë?

11. Po pse qindra milionë euro janë sot nën hetim për shpërdorim të fondeve publike?

12. Po pse shteti i paguan Koncesionit të Check – Up miliona euro për analiza të pakryera?

Këtyre pyetjeve nuk guxon tu kthejë përgjigje Edi Rama ndaj tregon pallavra përballë mjekëve në QSU.

About Redaksia

Check Also

Kukullën e Sorosit nuk e takon më askush

“RD” Ju kujtohet se si në çdo fushatë elektorale mbante si bodigardë ambasadorët amerikanë dhe …