Kandidatët e Partisë demokratike në të gjithë vendin vijojnë fushatën me takime dhe denoncime.
Kandidati i PD në Shkodër, Ted Kopliku denoncon skemat abuzive të qeverisë dhe mashtrimet me investimet në zonat e veriut.
Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, por banorët e njësisë administrative Rrethina përballen me problematika të shumta që prej 12 vitesh shpërfillen nga qeveria shqiptare. Kandidati i PD në Shkodër Bardh Spahia, u shpreh se pas 11 majit, qeveria e re do të rikthejë vëmendjen për të zgjidhur problemet e qytetarëve.
Ne bashkëbisedimin e kandidatit të Partisë Demokratike, Shkëlqim Shehu me banorët e njësisë administrative Kolsh, u fol për problematikat e shumta të fshatrave të kësaj njësie.
Në fshatin Poshnje të bashkisë Dimal, banorët përballen me një seri problematikash, ndërsa drejtuesi i PD në këtë qark, Eno Bozdo tha se pas 11 majit do qytetari do të jetë në qendër të vëmendjes.