Balliu: Mafia e Taulant Bego Yaris donte të devijonte Lanën për pallatet e pushtetit!

Nga Astiri, ku PD-ASHM po zhvillon tubimin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Njësinë 14, kandidati demokrat, Klevis Ballliu tha se ‘Astiri’ të kujton dhimbjen dhe sakrificën e jashtëzakonshme të qytetarëve të kësaj zone, që sipas tij, nuk ka libër e dokumentar ta tregojë.

Duke i përmendur me emra, nga Rama, Veliaj, Balluku e Taulant Balla, Balliu u shpreh se për llogari të pallateve të ‘Taulant Bego Yaris’, siç preferoi ta etiketonte Taulant Ballën, mafia e pushtetit kërkon të devijojë lumin Lana për të ndërtuar pallatet e tyre.

“Kjo zonë është përfolur në media. Kujton një dhimbje e sakrificë të jashtëzakonshme, që s’ka libër e dokumentar ta tregojë. Sakrificën prej 440 ditë me përballjen me Ramën, Veliajn, Beqajn dhe Ballukun që shkoi në 2 mijë arrestime. Kjo mafia për pallatet e Taulant Bego Yaris kërkon të devijojë Lanën për të ndërtuar pallatet e pushtetarëve, njësia 14 që s’ka asnjë çerdhe, kopsht, shkollë e lulishte, sepse qeveria e urren këtë njësi, sepse përfaqëson guximin e qytetarëve dhe përballjen pa kompromis me narko-shtetin.

PD-ASHM vijmë me program konkret, dyfishim buxhet arsim e shëndetësi, kur ka para për të transformuar Ballukuin pse s’ka para për transformuar Shqipërinë. Kur ka para për incineratorët, pse jo për ndihmë ekonomike. Para ka e mos të shkojnë në Surrel. Ne vijmë me program konkret, ata janë me tallava, ne vijmë me zgjidhje. Për të mbrojtur pronat e fëmijët tuaj më 11 maj voto nr 1, ASHM dhe Sali Berishën”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës! Vjollca Hoxha të bëjë kontrollet e duhura para se të bëjë editorialet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me artikullin e medias botërore …