Spahia: Biznesi në faliment nga rritja e taksave! Ulëritëse nevoja për ndryshim!

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe kriza e fuqisë blerëse, janë shqetësimet e përditshme të tregtarëve të Rusit në Shkodër.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia e cilëson dramatike situatën që kalon biznesi i vogël, ndërsa në vend të mbështetjes, merr goditje të njëpasnjëshme, tashmë edhe me 5-fishim të tarifës nga Bashkia Shkodër.

Takimi me ta, mbështetja pas çdo shtrëngimi duarsh dhe prezantimi i programit të PD, do të jenë misioni i fushatës deri në 11 Maj, kur me votën e tyre do të sjellin ndryshimin për Shkodrën për Shqipërinë, ishte theksi i fjalës së kandidatit Bardh Spahia, që e cilëson ulëritëse nevojën për ndryshim.

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë kanë nisur ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar nga …