Thirrja e mësueses në takimin me Berishën: Më 11 maj votojmë për arsim, jo për premtime boshe!

Në takimin e zhvilluar sot nga kreu i PD, Sali Berisha, me banorët e njësisë nr.14 në Astir, mësuesja Adelina Azizaj ngriti një thirrje të fortë publike për ndryshim, duke denoncuar krizën e thellë në sistemin arsimor të zonës: mungesë shkollash publike, klasa të mbipopulluara, mungesë hapësirash për zhvillim, dhe një klimë frike për mësuesit që nuk rreshtohen politikisht me pushtetin.

Ajo kërkoi ndërtimin urgjent të shkollave, emërime mbi bazë meritokracie dhe kthimin e dinjitetit në arsim.

“Astiri është një zonë që rritet çdo ditë me familje të reja, por fatkeqësisht nuk po ndjek të njëjtin ritëm në arsim.
Fëmijët tanë përballen çdo ditë me mungesën e shkollave publike dhe klasat e mbipopulluara. Udhëtojnë çdo ditë kilometra të tërë për të shkuar në shkolla të zonave të tjera, shpesh në kushte të pasigurta dhe të papërshtatshme. Këto shkolla nuk ofrojnë hapësira për sport, teknologji apo aktivitete krijuese.

Kemi mësues të shkëlqyer, por të pavlerësuar dhe të intimiduar nga pushteti i Ramës. Jo pak herë, ata përballen me kërcënime për vendin e punës, vetëm sepse kërkojnë më shumë dinjitet dhe profesionalizëm, sesa afërsi me pushtetin. Ajo që e rëndon më shumë situatën në arsim është fakti që shumë prej drejtuesve të institucioneve arsimore kanë vite në drejtim pa sjellë asnjë risi. Ata shpesh ndihen të detyruar t’i përgjigjen kërkesave të pushtetit, në vend që t’i shërbejnë komunitetit.

Ne kemi nevojë për ndryshim. Ndaj, me respektin më të thellë, dua të drejtoj disa kërkesa që shpresoj të bëhen zëri juaj:

A do të ndërtohen shkolla të reja në Astir dhe kur? Sepse i duam sa më shpejt, që fëmijët tanë të mos detyrohen të udhëtojnë nga një zonë në tjetrën.

Si do të sigurohemi që mësuesit dhe drejtuesit të zgjidhen mbi bazë meritokracie dhe jo përmes ndikimit politik?

Cilat janë planet konkrete të Partisë Demokratike për zhvillimin e shkollave?
Dhe më e rëndësishmja: si do ta bëni arsimin një përparësi reale, e jo thjesht një premtim elektoral?

Unë kam bindjen se Partia Demokratike do t’i ketë këto kërkesa si prioritet. Zgjidhjet janë të mundshme ajo që bën diferencën është vullneti politik. Dhe PD e ka këtë vullnet.

Bashkë me kreun e PD Sali Berishën, ju ftoj të gjithëve të votojmë numrin 1 dhe të mbështesim Partinë Demokratike”, tha Azizaj.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …