Kryetari i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha, ka bërë me dije se në Kongresin e PPE në Valencia ku ai ishte pjesëmarrës, të gjithë e dinin për skandalin e Edi Ramës me ish-shefin e FBI-së, Charles McGonigal, ku ky i fundit u korruptua nga kryeministri shqiptar dhe aktualisht po vuan dënimin me burg në ShBA.
“Tani me sa kuptova unë nga bisedat, për McGonigalin e dinin të gjithë.
Për djegësin e Tiranës, duhet ta shpjegoje tre herë.
Atë të McGonigalit, meqenëse ajo ishte në lajme ndërkombëtare disa herë, atë nuk kishte njeri që pyeste për ta sqaruar më tutje. E dinin.
Çka do të thotë se Edi Rama udhëton me thesin e 225 mijë dollarëve që i ka dhënë McGonigalit.
Nuk pashë ndonjë që nuk e dinte.
Ajo që ishte shumë e veçantë, ishte djegësi.
Po djegësi? Djegësi nuk ekziston. Si??? Djegësi nuk ekziston.
U dukej gjëja më e pabesueshme”, tha Berisha.