Kreu i PD Librazhd: 11 Maji është dita për t’i dhënë fund degradimit 12-vjeçar!

Në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Librazhd, Sulejman Brazhda, ka dhënë mesazhe të qarta për nevojën urgjente të ndryshimit.

Brazhda theksoi se Librazhdi dhe Prrenjasi janë bërë simbol i braktisjes shtetërore dhe i dështimit të modelit të rilindjes. Ai deklaroi se Partia Demokratike nuk është më thjesht opozitë, por alternativa reale për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

I nderuar Doktor Berisha, mirë se keni ardhur në Librazhdin tonë të dashur!

Të nderuar bashkëqytetarët e mi. Të nderuar demokratë. Ndihem shumë i privilegjuar sot si kryetar i degës së PD, Librazhd, para jush në këtë moment që shënon jo vetëm bashkim të forcës sonë politike, por dhe si një kapitull të ri për të ardhmen e vendit tonë. Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

Për 12 vite, një forcë politike që erdhi me premtime fantashkencë ka marrë peng jo vetëm shtetin, por edhe shpresën e shqiptarëve.

Qeverisin me arrogancë, korrupsion, me një indiferencë të theksuar ndaj halleve të qytetarëve. Librazhdi dhe prrenjasi, si shumë qytete të tjera të Shqipërisë janë lënë në harresë. Rinia po largohen, ekonomia në kolaps. Arsimi dhe shëndetësia në udhëkryq. Shërbimet publike larg qytetarit. Këto janë pasojat e një modeli që ka dështuar.

Por sot jemi këtu për të sjellë shpresë, sepse PD nuk është vetëm opozita. Është alternativa reale.

Është me një program të qartë, me një mision të ndershëm dhe që fokusohet tek ekonomia, drejtësia, arsimi dhe dinjiteti i çdo shqiptari.

Doktor Sali Berisha, nën drejtimin tënd dhe stafit drejtues të PD, me mbështetjen e çdo qytetari të lirë, të çdo demokrati, ne do të kthejmë besimin tek partia demokratike si një mjet për të bërë më mirë. Shqipëria meriton më shumë, Librazhdi meriton më shumë, Prrenjasi meriton më shumë. Është koha për të hapur një faqe të re.

Është koha për të thënë mjaft këtij degradimi 12 vjeçar. Dhe siç thotë një shprehje e madhe, kur populli ngrihet, asnjë pushtet i kalbur nuk mund ta ndalë. Prandaj le të ngrihemi së bashku. Të votojmë numrin 1 dhe kandidatët tonë. Të votojmë për ndryshimin, të votojmë PD, të votojmë për të ardhmen.

1 dhe vetëm 1. Për të qenë njësha në të gjithë Shqipërinë!

11 Maji është shumë pranë, ndaj ju ftojmë të bashkohemi në bashku”, tha Brazhda.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …