Si Taulant Balla qepi gojën kur Suel Çela i theu kockat shoferit të tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi elektoral në Librazhd, ka hedhur akuza të forta ndaj ministrit Taulant Balla, duke e cilësuar bajloz të krimit në Elbasan dhe ushtar të Suel Çelës.

Berisha tha se shoferi i Ballës është dhunuar nga Suel Çela sepse nuk mbështeti Sara Milan, ndërsa shtoi se, Tao qepi gojën.

“11 Maji është dita të ndryshojmë, është dita të votojmë për dinjitetin tonë. Dita të votojmë për paqen, për sigurinë tonë dhe të japim ndëshkimin më të madh krimit. Çfarë fitoi Tao nga votat tuaja? Tao fitoi qindra milionë të fshehura.

Fitoi pasuri, fitoi emër më të keqin si baloz krimi në Elbasan dhe Shqipëri. E morët vesh besoj, para dhjetë ditësh, Sueli ia bëri për spital shoferin.

Dhe Tao e qepi gojën si i paqenë, si ushtar i Suelit. Turp të ketë. Tao Burreci e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte pasur vite shofer. Ia theu kockat sepse nuk mbështeti Sara Milen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …