Denoncimi në SPAK, Vokshi: PS po keqpërdor administratën publike në fushatë

Albana Vokshi, kandidate e PD për deputete është paraqitur sot në SPAK si palë kallëzuese për krimet zgjedhore, për të dhënë informacione shtesë lidhur me denoncimet e bëra.

Nga SPAK, Vokshi akuzoi PS-në, se ka keqpërdorur admimistratën publike për zgjedhje, ndërsa u bëri thirrje nëpunësve të mos bëjnë pjesë në krime elektorale.

“Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit.

Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD.

Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë. Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Begajt: Po shkel Kushtetutën me ndërhyrjen në procesin zgjedhor

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram …