Nga Redin HAFIZI
Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxjerrë një deklaratë të zv/Presidentit J.D. Vance: “Demokracia mbështetet mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi”. Një ndryshim i madh mes barit që Shqiptarët mund të hanin nëse do të shpreheshin lirshëm.
Kam dëgjuar që nga ana e qeverrisë abuzohet shumë me thirrjen e lëvizjes së fillimviteve ‘90 “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, por maskarenjtë dhe spiunët e viteve ‘90 sot kanë harruar ata që u ngritën me thirrjen “Liri Demokraci”. Të harrosh këtë, atëherë harron se përse duhet të hysh në Europë. Ne si studentë kërkuam në fillim një Shqipëri me një sistem demokratik ku liria e individit është thelbi i barazisë në Europë, pra që Shqiptarët të hyjnë si të barabartë.
Në 11 maj vendosin ata që e duan Shqipërinë si anëtare në BE, si një anëtare dinjitoze ku qytetarët të mos vrapojnë të aplikojnë për pashaportën Europiane që të largohen nga pronat dhe vatrat e tyre duke e boshatisur Shqipërinë, pasi mjaft kemi vuajtur nga shpopullimi e nuk duam që një ditë të fajësojmë Europën për këtë.
Në 11 maj Shqiptarët nuk do të votojnë që Shqipëria të kthehet në një bashkësi rezortesh të politikanëve të korruptuar. Këta politikanë ndërkombëtarë kanë kohë që kanë gjunjëzuar qeverrinë në Shqipëri për të vjedhur pronat e Shqiptarëve, pasi vetëm lirinë dhe demokracinë shpesh nuk na e kanë inkurajuar e prandaj ne kemi humbur në të drejtën tonë.
Në 11 maj Shqiptarët do të votojnë për familjet e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për një Shqipëri të lirë me qytetarë që mund të prosperojnë. Madje të mos harrojmë se në vitin 1990 studentët u ngritën me thirrjen “Liri-Demokraci”, pra qeverrisje e qytetarit dhe kjo është shprehja që duhet përçuar në breza. Dashuria e Shqiptarit për liri është virtyti që ne na bën Europian. Nuk është pozicioni gjeografik, as turizmi me foto e aq më pak pastrimi i parave të mafies Shqiptare përmes drogës si një proçes politik me mbështetje globale. Ndërkohë zv/Presidenti Amerikan, J.D. Vance ka deklaruar se demokracia mbështetet mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Kjo do të thotë se USA i është kthyer luftës për lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të thjeshtë duke mos ia vënë veshin shumë makinacioneve të burokracisë në Europë. Madje liria Amerikane është kthyer kundër burokracisë së institucioneve shpesh jo të zgjedhura në Europë dhe ka lindur sërish rreziku i sëmundjes Europiane të oborreve, elitave dhe influencave.
Në këtë sistem qytetarët do të mbeten të harruar, do të vërdallisen pa të ardhme në shumicën e rasteve nëpër BE, duke u përdorur gjithnjë si kontigjent votash për të majtën, pasi ata i shpartallojnë dyert e kaosit. Emigrimi nuk është përgjigja për një Shqipëri të denjë për në Europë. Në bashkimin e demokracive hyjnë vetëm popuj të lirë që jetojnë në demokraci. Vërtet ka qenë Greqia apo Portugalia me parametra të dhimbshëm ekonomikë, por njerëzit ishin të lirë dhe sistemet demokratikë. Ndërkohë që Shqipëria sot është një narkoshtet, pasi këtë drejtim pati që në 2013. Premtimi ishte se rruga e tretë e Tony Blair dhe e mbështetur nga Obama do të ishte e sukseshme. Ata besuan se qytetarët do të humbnin interesin dhe nuk do të gjenin liderin e tyre. Ata kërkuan skllavërimin e qytetarëve, por fitorja e dytë e Presidentit Trump kishte si thirrje zërin e qytetarëve dhe ky zë duhet të dëgjohet bashkë me zërin e politikanëve.
Zëri i qytetarëve është më i madh në numër se zëri i politikanëve dhe prandaj “revolucioni” Trump në USA provoi se është radha jonë, radha e të harruarve, radha e qytetarëve që luftojnë me mbijetesë. Kjo jehonë mbërriti në Shqipëri duke sjellë pencionistët dhe fermerët si fillim në qendër të fushatës dhe analistët e shitur që kërkojnë vetëm privilegje jashtë logjikës së kohës dhe brenda vorbullës së mediokritetit. Edhe një takëm i këtyre e ka kuptuar se është radha jonë, pra radha e qytetarëve.