‘Arsimi ka kapur majat’ thotë Kryeministri!
Fëmijët që ju nënshtruan testit PISA në vitin 2022 hynë në arsimin para universitar pikërisht në vitin 2013 kur partia socialiste morri pushtetin. Pra janë terësisht PRODUKT I shkollës se transformuar socialiste.
Testi PISA 2022, ose siç quhet ndryshe parashikuesi më mirë afatgjatë i prosperitetit ekonomik edhe social të një vendi për dekadat që vijnë tregoi se Shqipëria kishte përkeqësimin më të madh në nivel global. Një pikë referimi i cila përcakton nësë ky përkeqësim është apo jo “i madh”, është standarti “20 pikë”. Në bazë të tij, 20 pikë përfaqësojnë përfitimin mesatar të dijeve të 15-vjeçarëve në një vit shkollor.
E thënë ndryshe rezultati 69 pikë më i ulët në matematikë është ekuivalent me mungesën e dijeve të 3.5 vite shkollim. Rënia me 47 pikë në lexim është ekuivalente me mungesën e dijeve të 2.5 viteve shkollim, edhe rënia me 41 pikë në shkence është ekuivalete me mungesën e dijeve të 2 viteve të shkollim, ose sic shprehet Banka Botërore “Në Shqipëri shkollimi nuk është përkthyer në dije “
Ndërkohë pabarazitë e aksesit në arsim dhe rezultatet e të nxënit qe rrjedhin nga kjo pabarazi vazhdojnë të jenë të larta brenda vendit. Studentët në grupin e familjeve me të ardhura më të ulëta mbeten prapa bashkëmoshatarëve të tyre në grupin e të ardhurave më të larta me afërsisht 66 pikë (PISA), Ndërsa nxënësit e zonave rurale performojnë më keq se bashkëmoshatarët e tyre e zonava urbane me gati 33 pikë (PISA)
Në vitin 2022 u matën në nivel global aftësitë e të menduarit kreativ të 15 vjecarëve. Rezultatet treguan se fëmijët 15 vjecarë të arsimuar tërësisht në periudhën e “majave socialiste” u renditën sërisht në vendin e fundit në rang global.
Kryeministri sic duket I lexon rezultatet duke berë vertikalen “që fundi I duket majë ”


Gazeta RD