Berisha: Administrata Biden nuk donte të publikohej dokumenti që i merr fytyrën reformës në drejtësi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi sot vendimin e Gjykatës së Janinës, i cili dënon Irena Gjokën me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim pasaporte dhe vize. Vendimi, që imerr fytyrën reformës në drejtësi, u përpoq të mbahej i fshehtë nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden. Berisha falenderon autoritetet greke.

“Pra, kjo Irena me 5 mbiemra, me 5 fytyra po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë të kryegjykatës së Tiranës për të mbuluar dënimin e saj penal, për të mbuluar falsifikimet e saj.

Kjo është Gjykata Speciale e Tiranës.

Dua të jem i sinqertë.

Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi.

Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie.

Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …