Berisha: U përpoqën të fshehin të vërtetën për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi për mediat se, besoj se çfarë shërben këtu, shërben dhe tjetra që e vërteta vonon, por nuk harron! Ai tha se, u përpoqën të fshehin të vërtetën për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin!

Pyetje: Është hera e parë që vini sportiv në SPAK, çfarë ka ndryshuar.

Sali Berisha: Tani po shkoj drejt fushatës. Me këtë ndryshimin klimatik mu imponua sportiviteti, që unë nuk është se e kam qejf, nuk e kam shumë qejf, por natyra të imponon, është forcë madhore.

Pyetje: Sot gjykata do të dalë në shqyrtim edhe për kërkesën e prokurorisë për çështjen tuaj. Çfarë prisni nga gjykata? A do e dorëzoni këtë provë të re.

Sali Berisha: Kësaj pyetje mund ti japë një përgjigje, më mirë avokati Gjokutaj.

Avokati Genc Gjokutaj: Kjo nuk është provë e re. Kjo është provë e vjetër që ju e quani të re sot. Kjo është prova që gjyqtarja ka falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit, duke thënë se nuk jam e dënuar nga gjykatat e huaja dhe shqiptare. Pra dënimi grek, pasjell si pasojë dënimin dhe këtu marrim përgjegjësi penale për falsifikimin e formularit të kriminalizimit, sepse ka thënë që nuk jam dënuar. Ndërkohë që vendimi provon të kundërtën.

Sali Berisha: Besoj se çfarë shërben këtu, shërben dhe tjetra që e vërteta vonon, por nuk harron. U përpoqën ta fshehin këtë të vërtetë për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin. Do marrin turpin, për çdo fshehje që do i bëjnë krimit.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …