Kreu i Sindikatës së Minatorëve: Votoni Sali Berishën dhe PD për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar!

Në takimin e kryetarit të PD, Sali Berisha me qytetarët në Burrel, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Gëzim Kalaja ka mbajtur një fjalim të fuqishëm.

Kalaja tha se, në 12 maj, Berisha do të shpallet Kryeministër i Shqipërisë dhe kjo do të ndodhë pas një angazhimi të fortë dhe të palodhur për të miratuar statusin e minatorëve, një premtim që kryeministri aktual, Edi Rama, e refuzoi.

Gëzim Kalaja ka bërë thirrje të fortë për minatorët dhe gjithë qytetarët që të votojnë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, duke theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje dhe angazhimin për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Sot, si 33 vjet më parë, nga Ballkoni i Minierës së Valiasit, ne shpallëm Berishën si Kryetarin e parë të shtetit shqiptar pas Revolucionit të 1990-ës. Sot, ne e shpallim përsëri në këtë shesh, në të gjithë territorin shqiptar dhe në diasporë, se më 12 maj, Berisha do të zgjedhet Kryeministër i Shqipërisë.

Jam këtu sot për t’i informuar të gjithë minatorët e Vatrës, Krastës, Thekës, Klosit, Çernicës, Kalimashit dhe të gjithë vendit se në prill është nënshkruar me Kryeministrinë e Shqipërisë një marrëveshje, sipas së cilës, brenda 100 ditëve të tij të para si Kryeministër, do të miratohet statusi i minatorëve, që Rama e refuzoi.

Sot, në këtë tubim, i bëj thirrje të gjithë minatorëve të votojnë Sali Berishën. Për ta bërë të vërtetë këtë marrëveshje, e kam sot me vete dokumentin ku është firma e Berishës dhe firmat e Sindikatës së Minatorëve. Prandaj, sot, jo vetëm arsimi, shëndetësia, minatorët, por gjithë populli duhet të votojë për PD-në e Shqipërisë, sepse flamuri për ne është Profesori Doktor Berisha.

Ju uroj të gjithëve fitore!”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Rama pritet me protesta në QSUT

Studentë dhe aktivistë kanë protestuar në ambientet e QSUT në Tiranë, në momentin kur Kryeministri …