Neada Stana: Qeveria ka shkatërruar Matin, PD sjell vizionin për një të ardhme më të mirë!

Neada Stana, Anëtare e Departamentit Brain Gain pranë PD, nw takimin e kryetarit tw PD, Berisha nw Burrel, mbajti një fjalim të ndjerë dhe të drejtpërdrejtë, ku solli në vëmendje realitetin e hidhur që po përjeton prej vitesh Mati.

Ajo foli për shpopullimin alarmant, emigracionin masiv, mungesën e investimeve në bujqësi dhe blegtori, gjendjen e rënduar të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe për mungesën e transparencës dhe korrupsionin që ka pllakosur institucionet.

Stana theksoi se propaganda nuk mund të zëvendësojë zgjidhjet reale dhe se fshatrat dhe periferia e Matit janë lënë në harresë, ndërsa fasada e qyteteve tenton të fshehë varfërinë e thellë.

Në fjalën e saj, ajo dha një mesazh shprese dhe besimi se ndryshimi do të vijë pikërisht nga Mati mbas 11 Majit, me një vizion të ri për të ardhmen e Shqipërisë.

“Këtu nisi gjithçka. Frymëzimi im për politikën nisi në Mat, dhe sa herë kam nevojë për forcë, kthehem këtu. Krenaria për prejardhjen, përkushtimi ndaj punës, respekti për fjalën e dhënë dhe dashuria për vendin tim – këto parime nuk janë thjesht pjesë e së shkuarës, por udhërrëfyes për të mos heshtur përballë padrejtësive dhe për të besuar fort në një të ardhme më të mirë për Matin dhe për Shqipërinë.

Mati, ashtu si shumë qytete të tjera të Shqipërisë, është i sëmurë. Ai po vuan nga shpopullimi dhe emigracioni – në vitin 2024, në Mat kanë lindur vetëm 13 foshnje. Është i sëmurë nga mungesa e investimeve në bujqësi dhe blegtori, nga korrupsioni dhe mungesa e transparencës. Arsimi dhe shëndetësia janë në kushte të mjerueshme, ku mungojnë edhe mjekët.

Mati po lëngon, por qeveria e propagandës funksionon ndryshe: është si të shkosh te mjeku, t’i thuash që ke thyer këmbën, dhe ata të të lyejnë, të të bëjnë fotografi për rrjetet sociale dhe të thonë se je shumë mirë. Por Mati ka këmbën e thyer. Në Mat hiqen pllaka dhe vendosen pllaka të reja, restaurohen godina bosh, bëhet sikur rregullohet qyteti, ndërsa fshatrat dhe periferitë janë në mjerim.

Godinat nuk vlejnë kur nuk ka njerëz, as restaurimet kur nuk ka fëmijë. Investimet duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo të jenë fasadë bosh.

Sali Berisha dhe Partia Demokratike do ta shërojnë Shqipërinë e plagosur dhe do ta kthejnë në moshën e rinisë. Nga Mati do të vijë fitorja për Shqipërinë Madhështore!”, tha Stana.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …