Berisha-Ramës: Të garantoj se ai djegës që nuk u ndez kurrë do të të djegë…

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Durrës, u shpreh se, djegësi i Sharrës që nuk u ndez kurrë do të djegë karrierën politike të Edi Ramës.

‘Pasi ka marrë 130 milionë euro, tani kur i kërkojnë llogari, u djegshi thotë.

Jo Edi Rama. Të garantoj se ai djegës që nuk u ndez kurrë, do të djegë në mënyrë përfundimtare karrierën tënde politike.

Dhe kjo që me datën 11 Maj, shqiptarët do të presin biletën’, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e zhvilluar në Durrës.

Berisha:  Miq, pastrimi i shtëpisë është detyrë e detyrave.

Në mënyrën më të papërgjegjshme, Edi Rama deklaronte mbrëmë për djegësin, për shkak të cilit ju paguanit taksën më të lartë në Europë për plehrat, 44 euro për ton pleh, ua merr Gjushi me fustan ju për Edi Ramën, dhe deklaronte mbrëmë se i thoshte gazetarit, epo u djegshi në djegës.

Pasi ka marrë 130 milionë euro, tani kur i kërkojnë llogari, u djegshi thotë.

Jo Edi Rama. Të garantoj se ai djegës që nuk u ndez kurrë, do të djegë në mënyrë përfundimtare karrierën tënde politike.

Dhe kjo që me datën 11 Maj, shqiptarët do të presin biletën.

Tre ditë në jetë janë tre ditët e jetës tonë. Janë sa 30 ditë, janë sa tre muaj, janë sa tre vite.

Ndaj dhe u ftoj ju këto tre ditë të kontaktojmë çdo të njohur kudo që është, në Durrës, në Shqipëri, në diasporë, në të katër anët e dheut. Të ftojmë të firmosim bashkë 11 Majin, ndarjen nga e keqja e madhe e kombit.

Hapjen e një kapitulli të ri për dinjitetin e durrsakëve dhe shqiptarëve.

Për mirëqenien, begatimin, punësimin.

Për biznesin, për fermën, për prodhimin.

Për madhështinë e Durrësit, për madhështinë e Shqipërisë.

Edhe njëherë, mirënjohje ntë pakufishme.

11 Maji, dita e fitores, dita e triumfit të idealeve tuaja!

E triumfit të dinjitetit tuaj, të shpresës, të të ardhmes.

Rroftë Durrësi, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda në Dogana/ Si Gazheli përjashtohet sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të …