Drejtuesi politik i PD nëa Qarkun e Beratit, Enno Bozdo ka garantuar qytetarët për paprekshmërinë e votës, teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në takimin përmbyllës të PD-ASHM në Berat, Bozdo tha se PD, do të dalë garant për votën e qytetarëve, teksa këta të fundit duhet të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre përgjatë 12 vite qeverisje të socialistëve, që vetëm ka rrënuar vendin e ka detyuruar rininë të braktisin Shqipërinë.
“Zgjedhja është e jona, vota është e paprekshme. Dalim garant ne. Kur të votojmë duhet të jemi të sinqertë me veten. A kemi më shumë apo më pak para në familjet tona?! Si ndihen mësuesit kur bëjnë mësim me klasa të zbrazëta, si ndihet mjekët kur në spitale s’ka staf e në pamundësi t’i kurojnë?! Si ndihen ata që punojnë në administratë për t’i marrë dhe dhunë në mitingjet e Ramës?!
Si ndihen prindërit pa fëmijë e familje të braktisura. Si ndihen bizneset kur iu vënë gjoba? A ia vlen nënshtrimi me dhunë?! Më 11 maj ne do të votojmë, do të zgjedhim ose dinjitetin ose nëpërkëmbjen. Zgjedhje të tillë e kemi bërë në dhjetor ‘90, një dhjetor-i dytë, maji është sot. Ta bëjmë këtë për veten tonë, fëmijët tanë e prindërit tonë, si e vetmja mundësi për të hequr qafë këtë të keqe që na ka vënë përfund”, tha Bozdo.