Bylykbashi: Sali Berisha, simbol i qëndresës! 100 ditët e para do të jenë ndryshimi!

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi u shpreh se vota ndaj Ramës, është grabitja edhe për katër vite të tjera.

Përpara qytetarëve dhe demokratëve në qytetin bregdetar, Bylykbashii tha se në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve, do të shihet e ndihet ndryshimi i shumëpritur.

Pavarësisht goditjeve dhe izolimit, u shpreh Bylykbashi, PD dhe lideri i saj, Sali Berisha ia dolën të triumfojnë, duke u bërë simbol I qëndresës dhe duke iu drejtuar shqiptarëve me kurajon më të madhe.

“Para 620 vitesh ndryshoi historia e shqiptarëve, lindi Gjergjj kastriot Skëndërbeu. Koicidencë fatlume. Po mbyllim një fushatë të jashtëzoakonshme. Shpirti u vlon njerëzve, sepse nuk pranojnë t’i përçmosh. T’u marrësh pronat e t’u prishësh shtëpitë, dhe më pas t’i dërgosh policinë.

Edi Rama, ju premton se do t’u rrëmbejë pushtetin, ne u themi vendosni ju ndryshimin. Do që t’ju marrë edhe 4 vite tjera, në ju premtojmë ndryshimin në 100 ditët e para. Ata kanë nevojë për dinjitet, oferta jonë zhduk varfërinë. Njerëzit dinjitozë janë njerëz të lirë dhe themeli i vizionit tuaj.

Na izoluan, por vumë përfund izolimin që Rama donte t’i bënte PD e opozitës, ne kemi mbështetjen e Amerikës e ndërkombëtarëve. Sali Berisha është simbol i qëndresës, ne s’e ulëm shpinën, dhe sot u drejtohemi shqiptarëve me kurajo”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda në Dogana/ Si Gazheli përjashtohet sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të …