Nga Adriana KALAJA
Në një kohë që pothuaj një vit të tërë, Irena me 3 mbiemra ka refuzuar të japë shpjegime për vendimin e dëbimit në Shtetin Grek për 10 vite nga Vendet Shengen, sot, pasi pa e tmerruar se Kryetari i PD e zotëronte këtë vendim, ka braktisur sallën gjyqit në panik e sipër e paska nxituar të japë ‘shpjegime’, duke vijuar mashtrimet e radhës.
Atë në fakt që di më mirë të bëjë.
Përveç pazareve për shkak të detyrës, sigurisht.
Me këtë rast, nisur nga fakti se kam informacion të plotë për çështjen, sqaroj publikun se:
Së pari, Irena me 3 mbiemra u përzgjodh nga regjimi, dhe për këtë u hoq dorë nga ankimi i Komisionerit Publik pa asnjë arsye të qenësishme, një ditë para vendimit në KPA.
Së dyti, po regjimi me KLGJ e zgjedhur me regji të Ramës dhe Veliajt, dhe prova sot ka plot, e komanduan si Kryetare e Shkallës së Parë të GJKKO.
Së treti, duke e komanduar në këtë post, në kundërshtim me ligjin dhe detyrën, jashtë shortit elektronik, mori të gjithë çështjet e drejtuesve të opozitës, ku një vend të rëndësishëm, zë Dosja ‘Partizani’ me qëllimin kryesor persekutimin e Z. Berisha e Z. Malltezi dhe shuarjen e opozitës Shqiptare.
Dhe si do shpërblehej Irena me 3 mbiemra për këtë shërbim të vyer ndaj regjimit?
Në lojë vetëofrohet Ministri i Dosjes 184, ose Ulusiu i ‘Ma nalt ma nalt’.
Referuar provave që disponoj dhe korrespondencës prej gati një viti me Prokurorinë e Përgjithshme, e pasi u përpoqën ta linin në harresë, fatkeqësisht për ta se unë nuk i lë punët në mes, në shkurt, vjen më në fund përgjigja e shumë pritur nga autoritetet greke, ku sipas shkresës së Gjykatës Penale të Athinës, Irena me 3 mbiemra, ‘nuk rezultonte e dënuar’ nga kjo gjykatë.
Po kështu, një dokument që mu tha se tregonte se Irena me 3 mbiemra nuk ishte ndaluar nga Policia e Janinës, nuk mu vu në dispozicion, me pretendimin se ishte ‘shkresë sekret’, ndërkohë që vetë jepnin të dhëna lidhur me këtë shkresë.
Tani do pyesni Ju, shkresa paska ardhur e ‘bardhë’ dhe pse thoni që Irena me 3 mbiemra vijon mashtrimin?
Se në këtë lojë është futur me urdhër politik Ministri 184 ose Ulusiu, i cili, qëllimisht devijoi drejtimin e marjes së informacionit nga Gjykata Administrative e Janinës, te Gjykata Penale e Athinës.
Kështu, me detyrimin për të qenë korrekt me publikun, sqaroj se:
- Vendimi i vitit 2002 i dëbimit 10 vjeçar nga Territori Grek dhe i ndalimit të hyrjes në Vendet Shengen, është dhënë nga Gjykata Administrative e Janinës, dhe vendimi nuk mund të kërkohej në Gjykatën Penale të Janinës.
- Edhe rrëzimi i ankimit bërë nga Irena me 3 mbiemra, është bërë nga Gjykata e Janinës
- Vendimi i bërë publik në media, tregon qartë se Gjykata Administrative e Athinës në vitin 2004, ka shpallur moskompetencë territoriale lidhur me këtë çështje, për shkak se vendimi i dëbimit ishte dhënë nga Gjykata Administrative e Janinës.
- Vendimi i sotëm i bërë publik nga Z. Berisha, tregon qartë se për këtë çështje, Irena me 3 mbiemra është dënuar edhe penalisht.
- Për të dyja këto vendime, si ligji i rivlerësimit të magjistratëve (vettingu) ashtu dhe ai i dekriminalizimit, DETYRONIN Irenën me 3 mbiemra ti deklaronte këto vendime.
Që ta bëj më të qartë:
Nuk mund të kërkosh një vendim penal në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që vendimin e ka marë Gjykata e Shkodrës.
Qartësisht sa më sipër, Irena me 3 mbiemra ka mashtruar gjatë vettingut, ashtu si me pasurinë për të cilën do Ju paraqesim shumë shpejt vettingun real, duke na krijuar bindjen përtej bindjes së arsyeshme se këto garanci kishte marrë nga ‘tutori’ i saj, Edvin Kristaq Rama.
Dhe përtej kësaj, vijmë në pikën qesharake dhe të paprecedentë ku Prokuroria e Përgjithshme, kërkon prova dhe info nga ne.
Pooooooor, gjithmonë ka një por.
Irena me 3 mbiemra nuk di sesa prova e info kemi ne, dhe sapo kemi filluar……
Nuk e shpëtojmë as vendimet antiligjore që ka marrë lidhur me grupet kriminale në aksionin rilindas të OFL, dhe as investimi i Ministrit 184 për një dëshmi penaliteti të ‘bardhë’.
Deri më 11 maj, do shohin shumë.
Shumë fare në fakt.
Ti thotë dikush se nesër do ketë të reja dhe në orën 11.00 e 11.30 të ndjekë lajmet……
Edhe Ju mos i fikni celularët.
Upssssss se desh harrova.
Ta shohë këtë vendimin e mëposhtëm se mund të ketë ndonjë sozi të Irenës me 3 mbiemra.
Sa për Birn, që Irena me 3 mbiemra ka vijuar ta mashtrojë sot, jam e gatshme ti vë në dispozicion gjithë provat dhe faktet.
Shihemi nesër me surpriza…