Forza Italia mbështet Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Maurizio Gasparri, presidenti i grupit të senatorëve të Forza Italia ka postuar një foto krah Sali Berishës gjatë kongresit të Partisë Popullore Europiane.
“Kongresi i PPE-së është edhe një mundësi e mirë për të takuar miqtë e vjetër, Sali Berisha ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë”, shkruan ai.
Fitorja e Berishës në zgjedhjet e 11 majit do t’i japë fund 12 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës.
