Zeqineja e Ramës nën hetim për 3 vepra penale

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS-së për Qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk është përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK-ut, ndonëse nuk kemi të bëjmë me veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje, nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tri vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Prokurorisë së Fierit të hetojë Zegjine Çaushin.

Hetimet e SPAK-ut kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në emisionin “Piranjat”, ku kandidatja e PS-së, Zegjine Çaushi, shfaqet duke kërcënuar një qytetar që t’i shërbente shefes së saj ose do të përfundonte në burg.

Bëhet fjalë për një video të 14 majit 2023. Zegjine Çaushi mbante postin e kryeinspektores së IVMT të Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …