Sali BERISHA
Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë!
Të dashur miq, sot pasdite Bundestagu Gjerman zgjodhi me 325 vota pro presidentin e CDU Friedrich Merz, Kancelar të Gjermanisë.
Kjo është një ngjarje e madhe për Gjermaninë, Europën dhe botën. Por ky është një lajm i madh edhe për forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë dhe për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.
Partia Demokratike prej dekadash ka patur dhe ka sot tek CDU e Kancelarit Merz aleatin dhe mikun kryesor në përpjekjet tona për ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë funksionale të tregut në Shqipëri.
Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare i uroj nga zemra Kancelarit Friedrich Merz suksese të mëdha në misionin e tij historik të udhëheqjes të mençur dhe vizionare të Gjermanisë dhe Europës në paqe, begati dhe siguri.