Kandidati i PD, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim takimi me banorët në rajonin nr. 3 të Shkodrës. Spahia, tha ndër të tjera se, 11 maji do të jetë një fillim i ri për Shkodrën dhe Shqipërinë, fillim i shpresës
Ai i ftoi qytetarët të votojnë masivisht numrin 1, edhe ata socialistë që janë zhgënjyer nga keqqeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës.
“Katër ditët e mbetura deri në zgjedhjet e së dielës, më 11 maj, duhet të na shërbejnë për të punuar edhe më shumë me çdo qytetar që t’i drejtohet kutive të votimit, duke mbështetur programin e PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, ishte ftesa që kandidati Bardh Spahia u bëri të pranishmëve.