Deklarata: LaCivita do të vijë për të festuar rikthimin e Sali Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një prononcim për mediat se LaCivita do të vijë në Tiranë përpara mbylljes së fushatës elektorale për të festuar rikthimin e Sali Berishës.

LaCivita angazhohet në fushatën elektorale me takime në Shqipëri, por edhe me takime mjaft të rëndësishme në Uashington. Sa herë LaCivita largohet nga Tirana drejt Uashingtonit, Rama i ndërsen mediat me mashtrimet se LaCivita nuk do të vijë më.

LaCivita është kthyer në makthin e Ramës. Ai e ka paralajmëruar se “kukulla e Sorosit do të largohet”.  Kontrata e LaCivita do të vazhdojë deri në fund të vitit 2025 për të asistuar me këshillat e tij edhe qeverinë e re të Berishës.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi dhe Tabaku takojnë Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Bundestag

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat …