LaCivita po paralajmëron arrestimin e Ramës? Foto

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka vijuar ‘thumbimet’ e tij ndaj kreut të rilindjes Edi Rama, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter).

Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, pa asnjë koment tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që LaCivita përdor llogarinë e tij personale në X për të sulmuar Ramën, të cilin e ka krahasuar me një mi, në përgjigje të etiketimit të kryedemokratit Sali Berisha si “bufi i kënetës” nga ana e kryeministrit.LaCivita kur erdhi në Shqipëri dhe u prezantua si strategu i fushtës së opositës e cilësoi Kryemiunistrin Rama si një kukull të Soros.

Image

About Redaksia

Check Also

Bashkimi Europian reagon ndaj Ramës/ “Lejo SPAK të kryejë detyrën ndaj Ballukut”

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për Panorama Online, në lidhje …