Kalaja: Agron Malaj dhe Agron Kapllanaj abuzime dhe mashtrime, SPAK të nisë hetimet!

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka dorëzuar në SPAK kërkesën për hetimin dhe ndjekjen penale të dy ish-drejtuesve të njohur të pushtetit lokal, Agron Kapllanaj dhe Agron Malaj, për abuzime të mëdha me fondet publike dhe manipulime zgjedhore.

Kalaja ka përmendur shifra të frikshme, duke përfshirë 44 milionë euro në Bashkinë Mat dhe 16 milionë euro në Bashkinë Mallakastër, ku janë përfshirë vëllezërit dhe familjarët e të kallëzuarve, që kanë përdorur taksat e qytetarëve për përfitime personale, duke shfrytëzuar tenderë të paligjshëm dhe projekte abuzive.

Ajo ka theksuar se këto skema janë përdorur për blerjen e votave dhe manipulimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë vëllain e Agron Malaj, Fatos Malaj, dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, të cilët kanë përfituar nga këto abuzime.

“Një nga të kallëzuarit e sotëm është Agron Kapllanaj, ish-drejtues i Bashkisë Mallakastër, ndërkohë që i kallëzuari tjetër është Agron Malaj, ish-drejtues i Bashkisë Mat. Për të, sot është kallëzimi i tretë që bëjmë, dhe konstatojmë se nga ana e SPAK-ut, megjithë mashtrimin e madh të Task Forces, nuk është bërë asnjë veprim. Siç e kemi evidentuar, por edhe siç e paraqesim sot, të gjithë paratë që përfitohen nga taksat e qytetarëve shqiptarë përmes tenderëve të paligjshëm, gara apo pa gara, kalojnë tek vëllezërit apo familjarët e këtyre individëve. Skema e 5D, e ngritur në një institucion, është një skemë kriminale dhe shumë e dëmshme për interesat e çdo qytetari shqiptar. Ndërkohë, kjo skemë abuzive në Bashkinë Mat arrin në 44 milionë euro, dhe për këtë i bëj thirrje çdo qytetari të kuptojë çfarë po bëhet me taksat e tij. Një pjesë e këtyre parave po përdoren për blerjen e votës.

Këto para janë përfituar nga vëllai i Agron Malaj dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që edhe për hidrocentralin, të cilin kemi vërtetuar se janë falsifikuar firmat e banorëve, kemi sjellë dhe vendimin që Malaj i jep leje për hidrocentralin vëllait, Fatos Malaj. Pavarësisht kësaj, SPAK-u nuk ka vepruar për asnjë nga dy kallëzimet. Malaj mund të pyetet, por mund të pyetet gjithashtu si një person që vjen për të bërë një shëtitje apo për të pirë kafe me Altin Dumanin. Andaj, Agron Malaj sot duhet të kishte masë sigurimi personal, dhe sot duhet të ishin përfunduar të paktën kallëzimet e bëra më parë, qoftë për hidrocentralin, qoftë për Hotel Labrisën dhe lidhjen e tij me UKT-në.

Edhe sot, ne me fakte dhe prova kemi sjellë se si është abuzuar me taksat e qytetarëve në Bashkinë Mat, se si po vijon ashtu si në dosjen 184, për të cilën kemi sjellë prova, por mbi të gjitha, Dumani, që pretendon se po lufton krimin zgjedhor, është një nga personat kryesorë të dosjes 184 dhe sot, me të njëjtin ritëm, po vijon vjedhjen e votave, intimidimin e njerëzve, presionimin e tyre, qoftë me vendin e punës dhe forma të tjera. Për këtë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me ligjin.

E njëjta situatë është edhe me Agron Kapllanaj, i cili ka bërë një abuzim prej 16 milionë eurosh. Dhe këtu i bëj thirrje banorëve të 5 Majit të mendojnë mirë kur të hedhin votën, sepse vetëm për shembjen e shtëpive në vitin 2022, Kapllanaj, me familjarët e tij, është shpërblyer me 3 milionë euro.

Për të dy këta ish-zyrtarë, që janë dhe kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, kemi kërkuar nga SPAK marrjen e masës së pezullimit të mandatit, sigurimin personal për këta, pasi të gjithë ata janë potencialisht të rrezikshëm për fshehjen, manipulimin e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve. Kemi kërkuar gjithashtu edhe hetimin pasuror të tyre”, tha Klaja për mediat.

About Redaksia

Check Also

Fox News: Rrethanat e errëta të Ballukut/ “Qeveria e mbushur me korrupsion solli protestat”

Nga Chriss Massaro, FOX NEWS Mijëra protestues antiqeveritarë u përballën dhunshëm me policinë përpara ndërtesave qeveritare …