Në vitin 2020 me firmën e tij Malaj ka ndihmuar në procesin e privatizimit të tokës për babain dhe djalin e dajës së tij.
Në statusin në Facebook, Çollaku thekson se ky veprim përbën një konflikt të pastër interesi madje një privatizim institucional.
Çollaku shkruan se, Malaj nuk e ka marrë parasysh konfliktin e interesit, edhe pse ligji është mjaft i qartë në këto raste dhe ndalon nënshkrimin e vendimeve të tilla nga ata që kanë lidhje të drejtpërdrejta me përfituesit.
Postimi
Malaj, firmos tokë për babain dhe djalin e dajës…
Tokë babait me firmën e djalit kryebashkiak. Duket se Malaj nuk e ka marrë në konsideratë as e ka vrarë mendjen se konflikti i pastër i interesit e ndalon nënshkrimin në këtë rast. Çka mund të zgjidhej ndryshe ligjërisht.
Po në këtë listë është edhe një tjetër i afërm i tij. Ky është privatizimi institucional. Natyrisht qytetarët e tjerë përfitues nga ky vendim mund të kenë të drejtë dhe dosja të jetë ajo çfarë i bën pronar. Por kjo mbetet për ta shqyrtuar në vijim.
Këtë herë numrat 21 babai dhe 42 djali i dajës, janë raste vëzhgimi…
Gazeta RD
