Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve se, brenda një mandati do të shlyejë borxhin.
Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se, do të anulohet dhe çdo ligj të Edi Ramës për grabitjen e pronave.
“Një mesazh kam për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë.
Duke u shprehur nderimin më të madh, por edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në ligje të caktuara, u jap fjalën e nderit se detyrimin që shoqëria shqiptare ndaj tyre, Sali Berisha e kërkon borxhin e nderit të tij.
Dhe ai borxh do shlyhet brenda një mandati.
Ai është borxh dhe vetëm borxh.
Dhe shoqëria nuk do u rrijë më asnjë ditë më shumë se mandatin e parë.
Do i japim përgjigjen përfundimtare pronës.
Do anulojmë të gjithë ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit, plaçkit pronat si në vitin 1946.
Paralajmëroj ministrat strategjikë, a e morët vesh o miq, se pas Xhaçkës strategjike, doli Ibrahimi strategjike.
Këta një dhe dy, bëjnë burrat strategjikë.
Do ua marrim të gjitha ato prona dhe do u jepen pronarëve.
Mos guxoni të prekni pronat e shqiptarëve”, tha Berisha.