Skandal/Rama bllokon votimet në Lumin e Vlorës dhe Himarë, reagimi i Berishës

Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha
Bllokimi i qarkullimit në orët e votimit në Lumin e Vlorës dhe Himarë, akt i mirëfilltë antikushtetues.
Edi Rama në dhunim të Kushtetutës në përputhje me moton e tij “mos dilni të votoni”, dhe nga frika e madhe e votës ndëshkuese të banorëve të Himarës dhe Lumit të Vlorës, ka urdhëruar bllokimin e rrugëve, de facto të procesit të votimit në Lumin e Vlorës dhe Himarë lidhur kjo me “Giro D’Italia”.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt antikushtetues të Edi Ramës, i kërkoj KQZ me urgjencë të ndërhyjë për anullimin e tij.
 Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Doktor mirembrema, na lajmeroj policia ne kzaz e himares qe neser per disa ore pjesa me e madhe e rrugeve ne lumin e Vlore dhe ne Himare do te jete e bllokuar per shkak te Giro di Italia. Per shkak te pozites gjeogafike njerzit shkojne te votojne me makina sepse jane distanca te medha dhe eshte e pamundur votimi me kembe. Pezullimi per disa eshte cenim shume i madh se duan ta bllokojne nga ora 12-16 jane shume ore dhe eshte cemim i rende i kushtetutes dhe ska llogjike qe per show te cenohet e drejta me e rendesishme e votes. Vetem Ju mund te reagoni per kete skandal kushtwtues dhe show rilindas i bere me qellim qe njerzit mos te votojne. Ne ps e himares si kurre me pare sot kane qene ne krize per komisioner. Ne qofte se duhet une si kryetar kzaz mund te bej nje shkrese. Suksese dhe fitore per neser. Gjithe te mirat dhe nate te mbare Marini

About Krye Redaktor

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …